Media

Gazetari rrëfen historinë me kandidaten e djathtë për deputete…qeshni dhe qani me këto detaje!

12:10 - 30.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gazetari dhe ish-studenti i Valentina Dukës, Bledi Mane ka rrëfyer disa detaje për pedagogen dhe historianen e njohur, e para në listën e Korçës.

Statusi 

PAÇ FATIN E VALENTINA DUKËS!

Ne gjithë këtë tragjikomedi qe ka plasur këto dite si fillim është te vesh kujën për listën e militanteve qe kane kruajtje trupi dhe skuqje sysh nga lënda kimike qe ua kane hedhur gjate mitingut te tyre. Ndërsa me listën e militanteve për kandidate deputetesh është për te qeshur i sforcuar nga poshtërimi qe po i behet elektoratit te djathte. Ndaluni vetëm te kandidatet demokrate te qarkut te Korçës dhe mbajeni mend ka për tu ndalur edhe fryma edhe funksionimi normal i trurit

Valentina Duken e kam pasur pedagoge gjate kohës kur studioja gazetari ne Fakultetin e Histori-Filologjisë pranë UT-se. Lektoronte lenden e historisë shqiptare dhe veç akademizmit fukara qe rrezatonte, ishte dhe një prej pedagogeve grotesku i se cilës ta tkurrte dëshirën për tu diplomuar. Nëse e pyesje ose debatoje me Valentina Duken për periudhën e pavarësisë kishte përgjigjet e saj standarde mbushur me adhurim torollakeje.

-Zyshe, mos ishte gjë e nxituar Pavarësia e 1912? Dhe Vali fillonte: Ismail Qemali patjetër kishte marre garanci se shkatërrimi i Perandorisë Osmane ishte i pashmangshëm por mos harrojmë se vite me pas Kongresi i Lushnjes lindi një prej liderëve te rinj shqiptare. Ahmet Zogu me ata sytë blu, lëkuren e bardhe, mustaqet spic, i veshur bukur e pastër, një burrë joshës…

-Zyshe, po vetëshpallja e Zogut si Monark pa asnjë lloj trashëgimie fisnore si u prit nga mbretëritë e tjera te Kontinentit? Dhe Vali fillonte: Nuk kishte si ndodhte ndryshe ne nje vend pa identitet politik e liderzues. Ahmet Zogu ishte dhurata me e mire per kombin tone ne vendin e duhur dhe kohen e duhur. Ahmet Zogu me syte blu, lekuren e bardhe, mustaqet spic, i veshur bukur e paster, nje burre joshes…

Nuk guxoje ta pyesje pedagogen historiane Valentina Duka per pushtimin Italian dhe Luften e Dyte Boterore se pergjigja e saj te linte pa fjale:

-Pushtimi Italian i 1939 largoi nje here e pergjithmone nje burre shtetas qe kishte hedhur themelet e oksidentalizmit ne Shqiperi. Nje burreshtetas si Ahmet Zogu me syte blu, lekuren e bardhe, mustaqet spic, veshur bukur e paster, nje mashkull joshes…

-Zysh Vali po per instalimin e regjimit bolshevik ne Shqiperi cfare mendoni?

-Edhe Enver Hoxha ishte i pashem e i gjate por ne raport me mbretin Zog kishte dallime te theksuara jo vetem politike. Ahmet Zogu i mungon Shqiperise. Ahmet Zogu me syte blu, lekuren e bardhe, mustaqet spic, veshur bukur e paster, mashkull joshes…

***

Me mire e leme me kaq se nuk dua tu turbulloj me teper me kandidatet demokrate te Listes se Korces ku spikasin veç Valentina Dukes edhe hemafroditi politik Ervin Salianji apo ai matrallozi analfabet, djali i Fahri Balliut.

Ne gjithe kete mesele allishverishesh me vjen keq per historianin Paskal Milo tek shikon ish studenten e tij pesanjose dhe ish asistenten e shkelqyer (qe ua beri gati te tjereve), ti pispilloset neser ne parlament dhe vete Paskali qofte si historian e qofte si politikan profesionist rri jashte Kuvendit. Gjithesesi tani e tutje kemi nje lloj hibridi tjeter akademiku dhe politikani. Tani e tutje kllonimi me i ri do te quhet PASVAL MILO!/ gazeta ekspres/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.