Tech

Kushëriri i Eduard Shalsit: Si më dhunuan barbarisht efektivët e policisë së Korçës para syve të vajzës

12:03 - 30.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngjarja e rëndë e Korçës e ndodhur pak ditë më parë do të trajtohet në studion e emisionit “Me zemër të hapur”. 34-vjeçari i akuzuar për vjedhjen e një banese rrëfen dhunën që efektivët e policisë kane ushtruar ndaj tij. Me hematoma nëpër trup ai kërkon të ndëshkohen autoret. Ndiqni rrëfimin e Rodolf Merollit sot (30 maj, 2017) ora 12:00 në ekranin tonë. (kushëriri i deputetit të PS, Eduard Shalsi)




Historia e 34-vjeçarit nga Korça, Rodolf Merolli, i cili denoncoi pak ditë më parë dhunën fizike të ushtruar nga operativi i zonës dhe shefi i Krimeve të komisariatit të Maliqit, është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në ‘News24’. Merollari, i cili shoqërohej nga vajza e tij Kristina, 15 vjeçe, e cila regjistroi dhe videon ku shfaqeshin punonjësit e policisë që debatonin ashpër me të dhe e fyenin.

Merolli ka lëshuar ‘live’ akuza në drejtim të dy punonjësve të policisë, Artan Lilollarin (operativi i zonës) dhe Ilir Hamzan, (shefi i Krimeve të komisariatit të Maliqit) pasi sipas tij ata e kanë dhunuar në mënyrë barbare me grushte dhe shkelma. Ai mes të tjerash pohoi se kishte marrë kërcënime për shkak të publikimit të videos. Gjithçka sipas tij nisi për automjetin e tij, pasi ata e akuzuan se ai e kishte vjedhur, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Policët kanë qenë të pirë në maksimum. Më tërheqin zvarrë. Kanë ushtruar dhunë dhe pa e ditur unë se çfarë kisha bërë. Më gjuanin me grushte. Më vunë prangat, dhe më shtinin me grushte dhe shkelma. 700 m më larg kisha shtëpi. Më kërcënonin dhe më flisnin me fjalët nga më të ndyrat në sy të vajzës time minorene. Vajzës i ra të fikët”, tha 34-vjeçari.

INTERVISTA
Si është shëndeti yt aktualisht Rodolf?
Kam kaluar një traumë. Fle me frikë, pasi më kanë kërcënuar. Fshi videon, do i hapësh vetes punë. Këto kërcënime vinë nga persona të ndërmjetëm.

Kristina si e filmuat videon?
Vajza: Në kohën kur erdhi polici, pashë babain në makinë e policisë. Më tha polici hape derën. E hapa derën dhe pash që babain po e gjuanin dhe shkelmonin. E pastaj vendosa ta fillojmë me celular.

Për çfarë dyshoheshe ti? Thanë se akuzohesh për një vjedhje banese?
Nuk e di fare. Kryeplaku i fshatit më tha: A ke bërë gjë? Jo i thash. Nuk arritën që të komunikonim fare. Më morën zvarrë dhe më dhunuan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.