Kryesore

Del sondazhi i parë, ja sa mandate marrin PS, PD, LSI në Tiranë, LIBRA surpriza

22:29 - 31.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




PR Marketing ka publikuar në “Ora News” sondazhin e parë për zgjedhjet. Kështu, në Qarkun e Tiranës, janë intervistuar 1 mijë votues.

Nëse zgjedhjet do të ishin sot, 41 % e tyre do të votonin PS-në, 33 % PD-në dhe 14 % LSI-në.

Surpriza eshte LIBRA, e cila merr 6 % te votave.

Sipas kësaj ndarjeje, rezulton se PS merr 15 mandate në Tiranë, PD 12, LSI 5 dhe LIBRA 2 mandate.

Kujtojmë se marxhi i gabimit në sondazh është +-2.5%.

Ndërkohë për Shqipërinë, sondazhi ndryshon ndjeshëm në rezultat, siç tregon tabela më poshtë:

Ndërkohë për pyetjen se: Pavarësisht preferencës tuaj, sipas mendimit tënd, kush do ti fitojë zgjedhjet? Përgjigjet kanë qenë se 55% e zgjedhësve do të fitojë PS e Edi Ramës dhe do të jetë e para në zgjedhjet e 25 Qershorit. 8% kanë thënë se do t’i fitojë PD, ndërsa 5% se do t’i fitojë LSI.

29.8% e qytetarëve kanë thënë se nuk mund ta parashikonin dot.

Në një lidhje me skype nga Italia, Antonio Notto e krahasoi sondazhin e sotëm si vrapimin e parë në një garë vrapimi me 1 mije metra. 

Antonio Notto: “Interesante janë krahasimet me zgjedhjet e 2013, PS është rritur me  1.7%, ndërsa PD me 6 %. Edhe LSI është në rritje ne nivel kombëtar me 1.5 pikë. Për LIBRA-n nuk mund të bëjmë krahasime se nuk ka qenë në zgjedhje. Ndërsa të gjithë partitë e tjera janë poshtë pragut”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.