Avokati Spartak Ngjela, në një status në rrjetin social ‘Facebook’ ka komentuar listën e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit për qarkun e Tiranës, ku mes garuesve është dhe Sali Berisha. Nisur nga lista, Ngjela bën analizën dhe shtron pyetjen ‘A do ta rrëzojë dot Tirana Sali Berishën?’, ndërsa thekson se pasi la jashtë liste 3 emra të vjetër të PD-së, Berisha e vuri veten të 7-in në listë. Sipas tij, kjo edhe mund ta ndëshkojë.
“Duhet të jemi të qartë politikisht: eliminimi i Saliut, e dobëson shumë Ramën”, – ka shkruar ndër të tjera, Ngjela.
Ja statusi i plotë
A do ta rrëzojë dot Tirana Sali Berishën?
Më një akt diabolik, pasi la jashtë listave të Partisë Demokratike tre deputetë mbështetës të politikës amerikane dhe perëndimore në PD; Sali Berisha e ka vendosur veten të shtatin në listën e Tiranës.
Kjo edhe mund ta ndëshkojë…
Çdo bëjnë qytetarët e Tiranës, a janë këta të aftë që ta ndëshkojnë, duke mos i dhënë PD-së jo më shumë se gjashtë deputetë në Tiranë?
A mund të votojnë të djathtët për një antiamerikan?
Berisha është një përfaqësues i regresit kombëtar, esadist dhe një njeri krejt i dyshimtë në historinë e tij: me impuls shkatërrimi dhe shitës i hapur i interesit kombëtar.
Po të ishte në Francë, në Angli, në Gjermani, dhe kudo në një vend perëndimor, ai do të rrëzohej.
Duhet të jemi të qartë politikisht: eliminimi i Saliut, e dobëson shumë Ramën.
Po në Tiranë? Tirana e djathtë, nëse ka mendje duhet ta rrëzojë një antiperëndimor…
Këtë duhet të dinë qytetarët e Tiranës, që rrëzuan në vitin 1991 Ramiz Alinë në kulmin e tij.
A do të dalë në zgjedhje e djathta proamerikane në Tiranë?
Gjithçka mbetet për t’u parë.
Z Ngjela….Kohet e fundit ne raste te vecanta kur vet kame qene pesimist kerkoja ndonje publikimin tende qe te merrja pak optimizem ,sidomos ne lidhje me reformen ne drejtesi….mendoj se ky eshte celesi i zgjidhjes….nese nje gje eshte e mire apo e keqe ,nese nje gje eshte e drejte apo e gabuar apo dikush eshte ajdut apo i ndershem…nuk duhet te jet eksluzivitet i politikes…Sigurisht ka edhe projeksionin politik ky faktore Berisha tashme eshte ne anen e kundert te tije …MENDOJ SE PERPARA REFORMES NE DREJTESI EDHE RAMA EDHE BERISHA SI INDIVID JANE PROBLEMI ME I VOGEL