![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ka nisur hetimet Prokuroria e Përgjithshme për kallëzimin penal të Policisë së Shtetit ndaj drejtorit të spitalit të Beratit Iraid Frashëri, i cili dyshohet se ka mbështetur në fushatë deputetin e LSI-së, Gledion Rahovica.
Mësohet nga burime jozyrtare se në materialin e përcjellë nga Policia e Shtetit, përshkruhen komunikime telefonike me mesazhe dhe biseda verbale që drejtori i spitalit ka bërë me punonjësit e institucionit duke i njoftuar për takimet elektorale të deputetit Gledion Rahovica
Policia pretendon se drejtori i spitalit ka ftuar vartësit e tij në këto takime e madje u ka kërkuar të jenë pjesëmarrës në to. Tri ditë më parë, Policia bëri publik kallëzimin ndaj dy zyrtarëve me akuzat e “korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “përdorim i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”.
Prokuroria theksoi se çështja është në fazën e verifikimit paraprak, por nuk përjashtoi mundësinë që në ditët e ardhshme të thirren për të dhënë deklarime në cilësinë e personave që kanë dijeni, ish-drejtori i spitalit e deputeti, por edhe personat që e kanë denoncuar këtë rast në Policinë e Beratit.