![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë të ditur se vendi po shkon drejt shpopullimit.
Ai e ka quajtur politikën, anti-Kombëtare, duke e cilësuar një dështim.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, duke publikuar disa të dhëna për emigrimin 2013-2016, ku Shqipëria renditet në vend të tretë, Ylli Manjani, e ka quajtur këtë një turp e faqja e zezë.
“Gërr mërr pa kuptim! Politika po përzë njerëzit nga vendi i tyre! Nuk jemi në luftë me askënd”, – ka shkruar ndër të tjera Manjani.
Ja statusi i plotë
Alarmante! Po çojmë vendin në shpopullim!
Dërdëllisim kot në politikë. Shteti është në drejtim të paditur!
Gërr mërr pa kuptim! Politika po përzë njerëzit nga vendi i tyre! Nuk jemi në luftë me askënd! Kërkohet siguri, mirqenie e shpresë. Asnjëra nuk garantohet!
Turp e faqja e zezë, për të gjithë ata që drejtojnë! Ky është dështim!
Kjo politikë quhet ANTI-KOMBËTARE!