Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka sulmuar sot 2 sondazhet e publikuara nga 2 televizione për zgjedhjet e 25 qershorit, ku PD-ja del humbëse me diferencë të madhe nga PS-ja.
“Ne nuk bëjmë sondazhe, por aktorë të besueshëm kanë bërë sondazhe dhe na kanë njohur me rezultatet ku PD del fituese. Sondazhet që janë publikuar? Ato janë të dy sondazhe të porositur nga Edi Rama. I dëgjoni si zihen Rama me Metën? Këtyre u ka ikur mendja e kokës, sillen sikur kanë qenë në opozitë, kjo tregon që nuk janë mirë”, tha Basha në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit.
Shfaq Komentet (0)