Kryesore

Basha shfajësohet për listat: Mi diktuan rrethanat. Deputetët do të zgjidhen çdo 2 vjet

23:47 - 21.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sonte në studion e Arena nga Dritan Hila në Ora News është i ftuar lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se deputetët duhet të zgjidhen çdo dy vjet.

Basha: Ku e ke Parlamentin sot? Edhe kur qeverisnin ne nuk kishte Parlament. Kryeministri është i plotfuqishëm. Kryeministri është noter. Tani është një grup parlamentar më përfaqësues, me sipërmarrës të suksesshëm dhe jo oligarkë që nuk i kanë marrë lekët me tendera publikë, as me drogë.

Hila: I keni zgjedhur ju..

Basha: Ma diktuan rrethanat dhe kjo është vendimmarrja e fundit që unë marr dhe një kryetar partie merr ashtu sepse këtë sistem jam i vendosur ta shemb. Ka një model dhe duhet ta aplikojmë në Shqipëri. Deputetët duhet të zgjidhen në çdo dy vjet nga populli. Ta mbajnë frymën tek njerëzit dhe të mos na zhgërryhen salloneve financiare. Në sistemin elektronik mund të zgjedhësh çdo javë. Kryeministri i zgjedhur nga populli çdo 4 vjet dhe i kontrolluar nga një Parlament me deputetë të zgjedhur çdo dy vjet. Edhe pushteti kufizohet, edhe qytetarët përfaqësohen. Edhe kryeministri e di që ka të bëjë me një Parlament që përfaqëson projektet e njerëzve dhe jo të nevojave individuale. Deputeti e ka të lidhur fatin me kryetarin e partisë dhe jo me qytetarin. Kryeministër të zgjedhur direkt nga populli me program dhe jo me llogje Kavaje, Kavaja do të na nderojë më 25 qershor. Do të jetë e mundur që kandidatët të konkurrojnë me platformë dhe të bëjnë debat. Pse nuk vjen në debat. Misioni im është që fatin e politikanit ta lidhë njëherë e përgjithmonë me qytetarin. T’i rrijë si nuse.

Hila: Kjo kërkon Kushtetutë të re…

Basha: Sigurisht!

Hila: Shpresoni të merrni 84 vota?

Basha: Po si mora 84 vota do të shkojë tek shqiptarët. 96 duhen. Ti kujton se kjo punë mbaron me një kompromis pas datës 25.

Hila: e bëtë një kompromis

Basha: Vumë 7 gardianë…

Hila: Jeni të kënaqur me këta 7 gardianë?

Basha: Po bëjnë detyrën e tyre maksimalisht. Sigurisht nuk është vetëm në dorë të tyre dhe unë e di që struktura të tëra të shtetit po funksionojnë me urdhër të Edi Ramës dhe Ilir Metës për zgjedhjet, por do t’i pijë e zeza. Kjo që shkruhet Republika e re nuk është parullë. Do të vijë me çdo çmim. Unë do ta shemb Republikën e vjetër dhe shembja më e madhe është që deputeti ta ketë të lidhur fatin e deputetit me qytetarët. Pas çdo seance, ai duhet të mbajë frymën se mbeti kjo familje pa takuar për të hartuar ligje që ndikojnë në favor të jetës së tyre.

Sistemi jonë është evropian dhe është për vende që kanë 50-60 deri në 200 vite demokraci. Sistemi amerikan është shumë më praktikë. Lidhe me qytetarin fatin e poli8tikanit dhe ky do të jetë revolucioni më i madh që nga pluralizmi i vitit 1990.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.