Kryesore

Monika Kryemadhi shpjegon thirrjen e Metës për të armatosur popullin: Shumë serioze!

22:31 - 21.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, është shprehur se thirrja e Metës për armatosjen e popullit është shumë serioze.

E keni seriozisht kur thoni që do të armatosni popullin?

“Ne jetojmë këtu në mes të Tiranës. Po dilni e shikoni çfarë ndodh nëpër rrethe. Të gjithë krerët e bandave që janë në kërkim, lëviznin me makinat e policisë. Shkojnë me ta në dreka e darka. Janë nga 20 vite të dënuar për prostitucion në Itali, dhe bëjnë fushatë për PS. Nëse të vjen dikush të vendosi kallashnikovin ju çfarë do bësh ti? Po të shikosh se çfarë ndodh me bandat në periferi të Shqipërisë është për të vënë duart në kokë ”, tha Kryemadhi.

Një thirrje të ngjashme për armatosjen e qytetarëve, bëri edhe ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, deklaratë për të cilën pati reagime mjaft të ashpra.

Por Kryemadhi tha se deklarata e Metës është e ndryshme nga ajo e Berishës, pasi nuk është bërë në foltore, në një institucion zyrtar, apo nga podiumi i fushatës. Ajo tha se diçka e tillë u tha gjatë një shtrëngimi duarsh me qytetarët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.