Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga zgjedhjet parlamentare, tonet janë ngritur, ku nuk mungojnë akuzat dhe kërcënimet.
Monika Kryemadhi, zëvendëskryetarja e LSI-së i është përgjigjur deklaratave të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahirit, i cili akuzoi Ilir Metën se ka hedhur baltë me të, por se pas zgjedhjeve do bëhet për masazh koke.
Monika Kryemadhi, i ka dhënë edhe një këshillë Tahirit, ndërsa ka publikuar këngën: ‘Mos pi mall por bëj palestër’. “Përshëndes Saimir Tahirin me këngën: “Mos pi mall, bëj palestër. Suksese në jetë dhe shihemi më 26 qershor”, – shkruan Kryemadhi.
Shfaq Komentet (0)