Kryeministri i vendit, Edi Rama ka firmosur urdhërin e shkarkimit për zv.ministrin e Brendshëm, Ilir Marku.
Urdhri i shkarkimit të kryeministrit, ka qenë një reagim i menjëhershëm ndaj një prononcimi të zv.ministrit në formë replike për replikën ndaj akuzave të Ilir Metës dhe LSI. Në motivacionin e shkarkimit, thuhet:
Për shkelje të papranueshme të etikës zyrtare, në papajtueshmëri të plotë me detyrën e lartë që kryen dhe në shkelje të normave më elementare të komunikimit publik, urdhëroj shkarkimin nga posti i zv.ministrit të punëve të brendshme z.Ilir Marku.
Shfaq Komentet (0)