Kryesore

Meta i jep ‘ultimatum’ Bashës: Ke 48 orë kohë të distancohesh nga pakti i errësirës

23:24 - 23.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta me të mbërritur në studion e emisionit “Zonë e Lirë” i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ndonëse fillimisht u shpreh se kishte dashur që t’i jepte dorën kryedemokratit, më pas ai bëri të qartë dhe mesazhin e tij për Bashën, kur tha se duhet të distancohej nga pakti me Ramën për shkeljen e votës së lirë.

“Nuk e di pse doli andej Luli, unë e prisja këtej t’i jepja dorën. Lidhur me këtë tjetrën, Luli ka vetëm 48 orë të distancohet nga pakti me Ramën kundër votës së lirë. Të mbajë qëndrim të qartë ndaj shefave të policisë që godasin njerëzit e LSI-së”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.