Kryesore

Artan Hoxha-Ilir Metës: “Kokëpalarët” e kapën shansin, ta kthyen “reston” e gjakut të derdhur në 21 janar

19:06 - 26.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Teksa janë numëruar më shumë se gjysmat e kutive dhe rezultati është duke u kristalizuar, ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha.

Në një status në Facebook, Hoxha i është drejtuar presidentit të sapozgjedhur, Ilir Metës, duke i thënë se erdhi koha e kokëpalarëve. Duke ironizuar me moton e fushatës së LSI, “Një shans për të gjithë”, gazetari ka shkruar se edhe kokëpalarëve i erdhi dita për ti kthyer “reston”.

Statusi i Artan Hoxhës

KOKEPALARET….

Te pata thene, se batutes “me qetesi e dashuri” i kishte ardhur koha te nderrohej me batuten “me gjakftohte more Arif, me gjakftohte”….nuk me degjove.

The se ti personalisht do ti armatosje shqiptaret kunder Policise se Shtetit, dhe u shfaqe vertet me nje grup te armatosurish qe i quajte, “eskorta jote personale”…

Dhe si ishte ajo motoja e fushates?! “Nje shans per te gjithe”….

Po. Ata “kokepalaret” e shfrytezuan shansin qe u erdhi, edhe pse me vonese.

U erdhi me ne fund dita edhe kokepalareve. Vone, vertete vone, po me mire vone se kurre. U erdhi dita dhe e kapen shansin. E me tu ngriten “kokepalaret” dhe ta kthyen “reston” e gjakut te derdhur pafajesisht pasditen e 21 janarit, Ty, Atij plakut, Ketij te riut, te gjitheve bashke si ish-zinxhir komandues!!!!

Duf e dert te madh paskan patur keta “shejtane kokepalare”, po te bene ate qe s’ta priste mendja….


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Eri Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.