POLITIKË

Rrëfen Pandeli Majko: Ja cilët janë dy faktorët që i dhanë fitoren PS-së

17:14 - 26.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti i PS, Pandeli Majko ka treguar se ishin dy faktorët sipas tij që ndikuan në fitoren e Partisë Socialiste ne zgjedhjet e 25 qershorit. E para, fushata që ndërtoi Edi Rama dhe e dyta, mospjesmarrja e demokratëve në zgjedhje.

Të dy këto arsye, Majko i artikuloi gjatë një interviste në Abc Neës, në studion e gazetares Juli Xhokaxhi. Kur foli për fushatën që ndërtoi Partia Socialiste muajin e fundit, Majko ia dha të gjitha meritat Edi Ramës. Por deputeti socialist pranoi se “duhet qëndruar me këmbë në tokë” kur analizohet rezultati. Sipas tij, fitorja e “Rilindjes” i dedikohet edhe një rënieje të dukshme të pjesëmarrjes së elektoratit demokrat, që ka favorizuar PS.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to dash ago Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. jo shoku Majk
    harrove dhe kontrollin e hekurt mbi voten e administrates dhe familjareve te tyre.ajo eshte berthama e pushtetit.
    te tjeret jane levozhga.

    Përgjigju ↓