Ndonëse Partia Socialiste i fitoi bindshëm këto zgjedhje, kishte edhe zona që nuk e zhgënjyen Lulzim Bashën. Ashtu si pritej fshati i famshëm Lazarat, votoi masivisht për Partinë Demokratike. I njohur historikisht si një bastion i djathtë, rezultati këtë herë ka qenë edhe më i thellë mes PS dhe PD.
Nëse i hedhim një sy projeksionit, shohim se PD ka marrë plot 1.795 vota në Lazarat, ndërsa PS vetëm 78 vota. Nga ana tjetër LSI ka marrë 87 vota. E përkthyer në përqindje, PD është votuar nga 90.79% e votuesve, ndërsa PS 3.95%. Siç mund të vihet re, në këtë zonë, Partia Socialiste është forcë e tretë, pas LSI-së së Petrit Vasilit.
Shfaq Komentet (1)
Kjo tregom s si bastion i drogës që ka qenë është mbështetur nga partia demokratike-bastion droge
Fakt që tegon se kush e mbështeti drogën tek ne. Xyz