Në kulmin e një debati të fortë që po bëhet brenda PD-së, i ashpër ka qenë reagimi i deputetit demokrat, Gent Strazimiri, i cili ka sulmuar Astrit Patozin.
Përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan se një “Një PD e ‘reformuar’ me bekimin, e sipas modelit të mjerove LE TË SHUHET SOT SEPSE NUK I DUHET ASKUJT!”
Postimi i Gent Strazimiri
Di të them vetëm se:
O nisesh për të mirën e PD dhe të vendit, o ia shkel syrin mjerove haremit të qeverisë që të simpatizojnë, promovojnë, sponsorizojnë…
Një PD e “reformuar” me bekimin, e sipas modelit të mjerove LE TË SHUHET SOT SEPSE NUK I DUHET ASKUJT!
Një PD e tillë do të ishte e dëmshme, E NEVERITSHME po aq sa mjero-politika, mjero-interesat, mjero-media, mjero-demokracia që po na le PA ATDHE!
Më në fund e kuptuan dhe vetë anëtarët e kryesisë së Partisë dmokratike se kjo parti ka qenë e uzurpuar nga mjerot. Sot po e shpëtojnë nga mjerot si Saliu,Paloka, Gencërat, lindmajrat,topallërat, patozërat,gjeneralët e 97-tës si arbenërat, zhulalërat,besnikërat, boderat, azemërat, e të gjithë ata që.kanë 27 vjet që shkatërrojnë demokracinë dhe Shqipërinë. Bravo strazimir që u a bën të ditur demokratëve mjero, ku fllimi nis me tipa si ti, fkamurërat etj. Kështu jeni ju “mjero”.do zoti ka ardhur koha që të zhdukeni politikisht nga strukturat e partive shqiptare. Sorkadhja