Tech

Drama e futbollistit afrikan të Besëlidhjes, i vdes e motra dhe nuk ka para për t’i shkuar në varrim

10:57 - 11.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Drama e lojtarëve të huaj që luajnë në Shqipëri prek kulmin. Sezonet e fundit tregu i futbollistëve afrikanë ka qenë i parapëlqyer nga klubet shqiptare. Në dy sezonet e fundit, Besëlidhja e ktheu në modë afrimin e futbollistëve nga Guinea. Madje, dy prej tyre, Seku Kamara dhe Lansinet Sidibe, u transferuan te Flamurtari falë performancës shumë të mirë që bënë te Besëlidhja në kampionatin e kaluar.

Me lezhjanët u bashkua në janar të këtij viti edhe mbrojtësi nga Guinea, Olivier Dore. Ky i fundit luante me Besën dhe në merkaton e dimrit u transferua në Lezhë së bashku me patriotët e tij. Të shtunën ai ka pësuar një tragjedi familjare. Një prej motrave të tij është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një sëmundje të rëndë. Dore e ka pasur të pamundur për të qenë prezent në ceremoninë mortore, për shkak të largësisë dhe financave gjithashtu, raporton PanoramaSport.

DRAMA

Lojtarët guineas i kalojnë pushimet e verës në Lezhë dhe pavarësisht se ekipi nuk grumbullohet për më shumë se dy muaj, futbollistët detyrohet të qëndrojnë në qytetin verior. Largësia e madhe më shumë se 4500 kilometra dhe për më tepër bileta vajtje-ardhje që kushton minimalisht diçka më shumë se 1300 euro, shifër e konsiderueshme për futbollistët nga Guinea që paguhen shumë pak në krahasim me shpenzimet.

Në këtë mënyrë, Dore është detyruar ta kalojë i vetëm dhimbjen e humbjes së parakohshme të motrës së tij. Në një prononcim për gazetën, vetë lojtari tregon tragjedinë:

“Ndarja e parakohshme nga jeta e motrës më ka trishtuar pa masë. Dhimbjen ma ka shtuar edhe pamundësia e marrjes pjesë në ceremoninë mortore, por këto janë gjëra që ndodhin dhe ne nuk mund t’i zhbëjmë. Tani po mendoj vetëm për karrierën time që po e vijoj te Besëlidhja dhe shpresoj se do që qëndroj gjatë këtu. Përveç largësisë gjeografike, të gjitha të tjerat më pëlqejnë këtu në Lezhë ku po kaloj edhe pushimet”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.