Tech

“Atletet e kryeministrit simbol i samitit”, Rama: Nuk merrem me ata që kanë ngelur peng i ‘shfaqjeve të huaja’.

13:49 - 14.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Në konferencën e mbajtur ditën e sotme mbi Samitin e Triestes, nuk ka mbetur pa u komentuar dhe veshja e kryeministrit ne ketë takim zyrtarë. Rama i ka kthyer përgjigje ‘gojëve të liga’ që komentuan zgjedhjen e tij për të veshur atlete në Samitin e Triestes.

Në komentin e tij për gazetarët Rama theksoi se bota perëndimore i ka mbyllur me kohë këto diskutime që lidhen me të drejtën themelore të shoqërisë, siç është veshja. Mes të tjerash ai ironizoi të gjithë kritikët, ndërsa shtoi se nuk ka ndërmend të merret me ata që kanë ngelur peng i ‘shfaqjeve të huaja’.
Vazhdoj të mendoj se simboli i Samitit të Triestes mbetën atletet tuaja. A keni përgjigje për të gjithë komentet?

 

Rama: (Qesh). Jo. Atje është një botë ku njerëzit e kanë mbyllur me kohë çështjen e lirisë për veshjen, si e drejtë themelore e shoqërisë. Nuk kam ndërmend të merrem me ata që kanë ngelur peng i ‘shfaqjeve’ të huaja dhe Saliut të vjetër.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.