KULTURË

Festivali Multikulturor i Beratit, mes muzikës e trashëgimisë

09:25 - 14.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Berati i legjendës së Shpiragut, Tomorrit e Osumit rihap portat e një mbi një dritaret sërish për “Festivalit Multikulturor”. Rrugëtimi i nisur katër vite më parë, vjen në datat 20.21.22 korrik 2017 në edicionin e tij të IV, me arte pamore, trashëgimi kulturore dhe sesione rreth trashëgimisë e shfrytëzimit efikas, me qëllim zhvillimin turistik. Sikundër edhe në vitet e kaluara, skena ngrihet në pedonalen e qytetit, që do të bujtë performanca muzikore nga artistë të rëndësishëm të vendit, trevave shqipfolëse e nga rajoni. Tri ditë e tri net, në Mangalem do të ketë performanca muzikore të “Bucharest Ladies Orchestra”, “Offchestra”, “Istanbul Metropolitan”, artistëve të tjerë si Enris Qinami me tingujt e muzikës spirituale tek Teqeja e Helvetive dhe “Trio Entr’act” tek Muzeu Onufri. Nuk do të mungojnë as rrymat muzikore underground, të kuruara nga DJ i famshëm Uran B, apo dhe nën ritme bashkëkohore nga DJ Dea Buza. Çelet po ato ditë “Panairi i Artizanatit dhe i Librit” si edhe mundtë ndiqen tingujt tradicional nga Àme “Clarinet Quartet” dhe nga grupet folklorike të Beratit dhe Gjirokastrës, pikërisht në mbrëmjen përmbyllëse. Është zgjedhur Berati, sepse turizmi kulturor ka një rëndësi madhore në zhvillimin ekonomik të qytetit, ku nuk mundon tradita artizanale, artistike e kulturore si trashëgimtare e denjë e një numri të stërmadh monumentesh, që tipizohen nga larmishmëria. Prani objektesh, të cilat u përkasin kulturave shumë të ndryshme që kanë ndikuar në historinë e qytetit, nga lashtësia, tek Mesjeta Bizantine, te komplekset otomane dhe deri te rrënojat e lëna pas nga koha e komunizmit. Berati ruan gjurmët e kulturave dhe religjovene të ndryshme, objektet e të cilave gjenden fare pranë njëra-tjetrës, nga islami helvetizmi te kristianizmi apo te legjenda se aty është varrosur një profet hebre.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.