Ronaldo thotë se rivaliteti me lojtarë të klasit botërorë, janë duke e shtyrë atë të punojë më shumë për t’u bërë më i miri në botë. CR7 është futbollisti i dytë me më së shumti “Topa të Artë” në histori të futbollit, pas Lionel Messit. Leo ka fituar pesë “Topa të Artë” gjatë karrierës deri më tani, katër prej tyre me radhë.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ai shtyhet që të bëhet futbollisti më i mirë në botë nga frika se mund të tejkalohet nga Lionel Messi dhe Neymari.
32 vjeçari vitin e kaluar e fitoi për herë të katërt “Topin e Artë” në karrierë dhe është rrugës së mirë për të fituar edhe të pestin, pas triumfit me Real Madridin në Ligën e Kampionëve dhe La Liga.
“Ashtu si në futboll, ndodh edhe në sportet tjera, Formula 1, NBA… lojtarët më të mirë gjithmonë ndjekin më të mirët. Ata duan të jenë gjithmonë më të mirët. Nuk mund të pushosh, pasi të tjerët do të të tejkalojnë”, tha fillimisht Ronaldo për ESPN. /Express