Kronikë

Taulant Balla pas ngjarjes tragjike në lumin Bunë: Gratë të denoncojnë çdo formë dhune

16:07 - 06.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë një reagim në rrjetet sociale mbi ngjarjen e rëndë në lumin Buna të Shkodrës, ku dyshohet se janë hedhur nëna së bashku me 3 fëmijët e mitur, për shkak të dhunës nga kryefamiljari.




Balla ka bërë thirrje që çdo grua të denoncojë rastet e dhunës, teksa shton se po vijojnë kërkimet për gjetjen e viktimave.

Postimi i Ministrit:

Njësia e specializuar e RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë Publike, njësi të Policisë së Malit të Zi dhe peshkatarët e zonës janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna, ku dyshohet të jetë vetëmbytur një nënë dhe fëmijët e saj. Siç kemi bërë edhe dje me dije. Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.
Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve. Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!

Kërko ndihmë në 116117
Raporto në 129


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.