![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Nga Genta MEZINI
Falenderoj te gjithe qytetaret e njesise 10 te cilet me voten e tyre ne vitin 2015, me dhane mundesine te jem pjese e Keshillit Bashkiak te Tiranes.
Falenderoj te gjithe dashamiresit dhe ata qe me kane pergezuar per aktin e djeshem, ku une votova bindshem, krejt e lire dhe e pavarur prej imponimit politik, votova per nje projekt kaq ambicioz, qe lidhet me furnizmin me uje te kryeqytetit per 24 ore. Jo vetem si qytetare e Tiranes, por edhe si mjeke ne profesioñ, une jam e bindur qe rindertimi sipas standarteve te larta bashkekohore te rrjetit te ujesjellesit, do te minimizoje ndjeshem edhe semundjet infektive qe vijne si pasoje e kontaminimit te ujit neper depozita dhe cisterna krejt te amortizuara, sic jane parazitet e ndryshem, viruset etj.
Persa i perket deklaratave te bera nga LSI per blerjen e votes sime, apo manipulimin e votes sime perkundrejt pazareve qe vetem nje deshperim i thelle mund ta sajoje, ju bej me dijeni qe asgje nuk eshte e vertete. Une premtoj qe voten time, ne keshillin bashkiak te Tiranes do ta perdor vetem ne te mire te interesave te komunitetit. Jam e nderuar qe me jepet mundesia te kontribuoj perkrah kryetarit te Bashkise z. Erion Veliaj dhe do bej te pamunduren qe te jap gjithe mundesite e mia ne sherbim te qytetareve. Duke u nisur nga akuzat e deshperuara te LSI per blerjen e votes sime, dhe duke qene se une zgjedh progresin dhe jo regresin, zgjedh zhvillimin dhe jo prapambetjen, zgjedh shendetin dhe jo semundjen, e shoh se nuk mund te jem me pjese e formatit politik te LSI. Qe nga ky moment , vota ime do te jete pjese e grupit politik te Partise Socialiste.