Keshilltaret bashkiake te PD-se publikuan sot nje deklarate ku sqarojne se nuk votuan ne keshill per rritjen e çmimit te ujit, por moren pjese ne mbledhje vetem per te lexuar deklaraten.
DEKLARATA E PLOTE
Këshilltarët bashkiakë demokratë nuk morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ata vetëm bënë një deklaratë në fillim të mbledhjes dhe pastaj e bojkotuan atë tërësisht. Lajmi se demokratët morën pjesë në votimin e dhënies së kredive për shtëpi është lajm i rremë i gatuar në kuzhinën e Edi Ramës dhe i përhapur nga veglat e tij në media, kamarierët e zellshëm që i shërbejnë publikut për ditë gjellët e prishura të Ramës.
Shfaq Komentet (0)