Tech

Flasin familjarët e Ballistit: Më mirë i vdekur në Shqipëri, sesa t’i dorëzohet serbëve

08:02 - 31.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kanë  reaguar ditën e sotme dhe familjarët i Ismail Morinës që tashmë njihet nga të gjithë me nofkën ‘Ballisti’ i cili ne një kontaktim nga NEËS 24 ka thënë se do të merren vendime ekstreme nëse Ismaili do të ekstradohet ne Serbi.

Nëna e Ismailit, Hyrija ka thënë se “më mirë Ballisti i vdekur në Shqipëri, se sa t’ju dorëzohet serbëve i gjallë”.

Ndërsa i vëllai i Xhevahirit i kërkoi shtetit që të bllokojë ekstradimin, pasi nëse do të ndodhte diçka e tillë, atëherë do të vetëflijoheshin.

“Shteti të ndërhyjë për të bllokuar ekstradimin. Nëse Ismaili ekstradohet ne do të vetëflijohemi. Ky është një vendim i prerë,” tha Xhevahiri.

Ballisti eshte arrestuar ne Kroaci ne saje te nje urdher arresti serb ne lidhje me ndeshjen e futbollit mes Serbise dhe Shqiperise që i kaperceu kufijte e vetem nje ndeshje sporti duke shkuar ne perplasje mes vendeve. Ai ngriti flamurin e Shqiperise Etnike duke nderprere ndeshjen ne 2014-en. Tashme fati i tij eshte ne duart e ministrit kroat te Drejtesise, ndersa mesohet se Morina per te mos shkuar ne Serbi ka kerkuar azil politik ne Kroaci.

“Ballisti” ka kërkuar azil politik në Kroaci. Lajmi është bëri i ditur nga avokati i Morinës,  Darko Butigan.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.