Kryesore

HISTORIKE! Merr fund miti i “Neverlusen”! Gjimshiti & Co. nënshtrojnë skuadrën e Çabi Alonsos dhe fitojnë Ligën e Europës (VIDEO)

22:56 - 22.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Atalanta me kapiten Berat Gjimshitin ka fituar sot Ligën e Europës me një finale historike ndaj Bajer Leverkusenit, duke i shkaktuar këtij të fundit humbjen e parë të këtij sezoni në të gjitha kompeticionet.




jë sfidë që pritet të jetë tepër e luftuar nga të dyja skuadrat.

Bergamaskët vijnë në këtë duel pasi kanë arritur të mposhtin Sportingun, Liverpulin dhe Marsejën ndërsa nga ana tjetër gjermanët snjohin humbje deri më tani këtë sezon. Ata kanë bërë një sezon të shkëlqyer teksa fituan Bundesligën gjermane, teksa do të kërkojnë sonte trofeun e dytë.

LIVE ATALANTA-BAJER LEVERKUSEN 3-0

12′, 26′, 76′ Lukman

NGJARJET KRYESORE

90’+1’ Ruxheri i lë vendin në fushë Toloit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

84’ Tah gabon dhe thuajse i jep mundësinë Ture të shënojë edhe golin e tretë.

83’ Skamaka dhe Zapakosta largohen duke i bërë vend Ture dhe Hateboer.

82’ Pasim nga e djathta në shtyllën e parë për Shik, Gjimshiti devijon në këndore. (VIDEO)

81’ Skamaka gjuan përsëri nga jashtë zonës, pa shqetësuar shumë portierin gjerman i cili kontrollon.

81’ Jashtë Frimpong e Virtz, ndërsa në fushë janë Teja dhe Shik në radhët e Leverkusenit.

80’ Virtz provon edhe ai nga jashtë zonës por sfera pritet nga Muso me qetësi.

78’ Ederson provon nga jashtë zonës, por gjuajtja është qendrore.

75’ GOOOL ATALANTA! Lukman është i pakapshëm dhe nga e majta lëshon një predhë që ndalet në rrjetë për golin e tretë të skuadrës së tij. (VIDEO)

74’ Karton i verdhë për Andrih.

70’ Kupmainers i shtohet listës së të ndëshkuarve me të verdhë te Atalanta pas një faulli ndaj Virtz.

68’ Andrih dhe Hlozek marrin vendin e Palacios dhe Grimaldo në radhët e Leverkusenit.

67’ Tapsoba ndal me faull Lukman të nisur drejt portës dhe ndëshkohet me të verdhë.

64’ Virtz nis një harkim në shtyllën e dytë për Grimaldon, Muso del dhe kontrollon topin. (VIDEO)

60’ Karton i verdhë edhe për Zapakostën.

58’ Mundësi e mirë në këtë pjesë të dytë për gjermanët. Pas një topi nga e majta, Muso grushton por sfera shkon te Frimpong i cili gjuan menjëherë dhe çon topin shumë lart mbi traversë. (VIDEO)

57’ Frimpong provon të gjuajë, por Ederson devijon topin që shkon në duart e Muso.

57’ Pasaliç merr vendin e De Ketelare në radhët e Atalantës.

53’ Edhe Gjimshiti del në sulm në këto minuta duke shtuar presionin ndaj gjermanëve që nuk arrijnë të krijojnë rreziqe.

49’ Zbritje e shpejtë nga e majta e Atalantës me topin në qendër që devijohet nga Hinkapi para se De Ketelare ta shtynte në rrjetë. (VIDEO)

46’ Bonifejs ndërkohë merr vendin e Stanisiç në radhët e gjermanëve.

46’ Pjesa e dytë nis me një ndryshim të papritur për italianët pasi Skalvini merr vendin e Kolashinaç i cili nuk mund të vazhdojë më për shkak dëmtimi.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Atalantës.

45’+1’ Xhaka provon portën me një gjuajtje nga distanca, sfera përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ Tjetër mundësi e shkëlqyer e italianëve për të shënuar, teksa De Ketelare shfaqet në kufijtë e zonës në të djathtën dhe gjuan në shtyllën e parë por gjen Kovar në pozicion. (VIDEO)

39’ De Keteleare niset shpejt në të majtën, pasimi i tij në qendër gjen Skamakan por ky i fundit nuk ia del të rrotullohet e gjuajë drejt portës.

37’ Top në thellësi i Xhakës për Virtz, sfera shkon direkt te Muso në pozicion. (VIDEO)

35’ Skamaka ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë, ndërsa e pëson edhe Virtz për protestat e shumta.

34’ Grimaldo shfaqet para Muso me një sulm të shpejtë në të majtën, pro çon topin në duart e portierit. (VIDEO)

32’ Skamaka provon nga jashtë zonës, por nuk ka forcën për të shqetësuar Kovar. (VIDEO)

31’ Vazhdon presingu i lartë i italianëve të cilët hedhin vazhdimisht topin në zonë duke kërkuar edhe golin e tretë me Lukman dhe Skamaka.

26’ GOOOL ATALANTA! Lukman jep spektakël pasi merr topin para zonës, kalon Xhakën dhe dërgon sferën në rrjetë me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës. (VIDEO)

22’ Gjimshiti është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë në këtë finale pas një ndërhyrje ndaj Palacios. (VIDEO)

18’ Aksioni i parë i rrezikshëm i gjermanëve vjen me një zbritje të shpejtë nga e djathta, teksa në fund Stanisiç nuk gjuan siç duhet duke dërguar topin në duart e Musos. (VIDEO)

14’ Start i rrufeshëm i italianëve që nuk po lejojnë Leverkusenin të krijojë lojë me një presing të lartë.

12’ GOOOL ATALANTA! Pas zhvillimit të një goditje këndi, pasimi i Zapakostas në qendër devijohet në rrjetë nga Lukman. (VIDEO)

6’ Edhe Hien nga ana tjetër përpiqet të nisë Lukman në thellësi, portieri Kovar kontrollon gjithçka.

4’ Xhaka nis një top nga thellësia drejt zonës, Muso del dhe grushton duke larguar topin.

3’ De Ketelare mundohet të hyjë në zonë në krahun e djathtë, bllokohet nga Hinkapi i cili largon rrezikun.

1’ Nis dueli në Dublin.

FORMACIONET ZYRTARE

Atalanta (3-4-3): Muso; Gjimshiti, Hien, Kolashinaç; Zapakosta, Ederson, Kopmeiners, Ruxheri; De Ketelaere, Skamaka, Lokman | Trajner: Xhan Piero Gasperini

Bajer Leverkusen (3-4-2-1): Kovar; Tapsoba, Tah, Stasisiç; Hinkapie, Palacios, Xhaka, Frimpong; Grimaldo, Virtc; Adli | Trajner: Çabi Alonso

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.