![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Luçiano Boçi ditën e sotme ka bërë me dije që në Elbasan krahas zjarreve vjen aroma e një trupi në dekompozim e sipër. Më tej deputeti i PD thotë se ky nuk është një status politikë, por paralamërim.
Statusi i Luçiano Boçit
Aroma që po vret!
Prej ditësh, krahas tymit të zjarreve që shpresojmë mos rikthehen më në Elbasan, që nga mëngjezi deri në darkë, shpërhapet një aromë qelbëse e padurueshme si e një kufome në dekompozim e sipër!!!!
Më shumë këtë e vuan pjesa jugore dhe ajo jug-perëndimore e qytetit, por sidomos lagjet Skënderbej, Dyli Haxhire dhe Katundi i ri.
Është aroma e tymit që vjell inceneratori ankthndjellës i qytetit.
Krahasuar me aromën e dikurshme të gropës afër Shkumbinit, kjo e dikurshmja duket si kujtim i një parfumi.
Banorët e shtëpive më afër, po jetojnë ditë tmerri, i cili shtohet me intensitetin e aromës së qelbur, që vapa e stimulon më tej.
Teoria se janë mbeturinat e peshkut që vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe se kjo situatë do jetë e përkohshme, bie lehtë, po të ballafaqosh mendimet e specialistëve dhe reagimet e qytetarëve e opozitës, në kohën kur ai ndërtohej.
Dalngadalë nga qyteti i luleve po shndërrohemi në qytetin që qelbet erë!!!
Tymi dhe era prej kufome e këtij inceneratori është paralajmërim alarmant për ne e për fëmijët tanë.
p.s Mos harroni!
Ky nuk është një status politik.