SPORT

Nga Kuarezma te Kondogbia, “mallkimi” i numrit 7 te Interi

15:38 - 13.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Xhofrei Kondogbia është vetëm, i fundit në një serie lojtarësh që, pas lamtumirës së Luis Figos, ka mbajtur veshur fanellën me numër 7 tek Interi, duke shpresuar te fati i mirë.

Por, që prej largimit të portugezit, ai numër ka qenë objekt i një “mallkimi” të vërtetë: Kondogbia, i fundit që e ka zgjedhur, ka qenë edhe protagonist i një dezertimi të stërvitjes për të forcuar largimin, shkruan PanoramaSport.

Rikardo Kuarezma do të ishte “trashëgimtari” i parë, pasi Figo e mbajti pas shpine për katër vite. I ardhur në Milano me pritshmëri të mëdha: vetëm 32 ndeshje dhe 1 gol të regjistruar. Kushtoi rreth 25 milionë euro.

Pas tij i kalon Xhianpaolo Pacinit, me siguri njëri nga më pak të dobëtit; për të 50 ndeshje dhe 16 gola. Pas italianit, fanella i kalon Kutinjos, me siguri njëri nga pengjet më të mëdha të kohëve të fundit nga interistët, tashmë i kërkohet Liverpulit për 100 milionë euro.

Me largimin e brazilianit, 7 i jepet Skelotos: do kujtohet vetëm për golin në derbin ndaj Milanit.

Eksperiencë më anonime e Ishak Belfodil, autor i vetëm 8 ndeshjeve dhe 1 goli. I parafundit (përpara Kondos) që e ka mbajtur veshur është Pablo Osvaldo, që koleksionon 19 ndeshje dhe 7 gola si zikaltër në vitin e vetëm në Milano.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.