![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
UEFA ka caktuar arbitrat që do të gjykojnë në ndeshjet e para të “play-off”-it Ligës së Europës.
Andris Triemanis
Kështu, përballjen mes Dinamos së Zagrebit dhe Skënderbeut, e cila do të luhet në orën 19:00 më 17 gusht do ta gjykojë letonezi Andris Treimanis. 32-vjeçari është arbitër i FIFA-s që nga 2011-a, por nuk ka asnjë precedent të mëparshëm ku të ketë gjykuar skuadra shqiptare apo përfaqësueset e Shqipërisë.
Harald Leçner
Një austriak është caktuar të arbitrojë ndeshjen mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës. 35-vjeçari Harald Leçner është arbitër i FIFA-s që prej vitit 2010, por edhe ky nuk ka asnjë precedent të mëparshëm ku të ketë gjykuar skuadra shqiptare apo përfaqësueset e Shqipërisë. Kjo përballje do luhet në orën 20:45 më datë 17 gusht.
Pjesë e stafit të dërguar nga UEFA për ndeshjen Milan-Shkëndija do të jetë gjithashtu edhe Sokol Jareci. Ish-arbitër i njohur në Shqipëri, është përzgjedhur si vëzhgues i arbitrave të këtij takimi. Kujtojmë këtu se në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues që Milani luajti në Rumani ndaj Kraiovës, vëzhgues ishte sërish një shqiptar, Plarent Kotherja.