MILOSAO

Konkordati dhe ndikimi sllav kundër shqiptarëve

11:10 - 11.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Afera Vujiçiç




Strossmayer me 26 nëntor 1896 jep dorëheqje nga posti i Administratorit Apostolik për Serbi. Propaganda Fidee kishte dërguar në Serbi patri minor nga Bosnia Ivan Vujiçiç, i cili si Vikarit Apostolik këtu ai do duhej të përfaqësonte interesat e Kishës Katolike. Përveç atij në vend kishte edhe mëtutje dy misionar tjerë: Lujo Topolkoviç në Beograd dhe R. Biljan në Kragujevc, i cili pas largimit të detyrueshëm të Czock-it kujdesej edhe për katolikët e Nishit1. Në Serbi kishte një kërkim lidhur me dorëheqjen e të padëshiruarit Strossmayer mirëpo jo edhe me nominimin e minoritit (Minoriten) të Bosnjës si pasardhës të tij, këtu duhet thënë për këtë qeveria serbe nuk kishte qenë e informuar2. Ndërsa vetë Vujiçiç nuk kishte qenë i qartësuar lidhur me detyrën e tij dhe edhe nuni Taliani nuk kishte pranuar rekomandimet nga Roma e kështu që me rastin e një vizitës që i bën Vujiçiç Vjenës  nga këtu ai kishte udhëtuar për në Beograd – ai nuk kishte mundur të bënte më shumë se sa t‘ia prezantonte ministrit të jashtëm austro-hungarez dhe ambasadorit serb. Tek disa javë më vonë, në qershor, më në fund Taliani kishte pranuar udhëzimin që ai të njoftoj zyrtarisht qeverinë serbe për emërimin e Vujiçiçit nëpërmjet ambasadës së Vjenës3.Me këtë çështje delikate Vatikani kishte bërë një sjellje të papërgjegjshme. Sekretariati i shtetit nuk kishte reaguar as në nxitjen e nuncit e as në një shkresë të Josip Stadler-it në të cilën ai sekretarit të shtetit, Rampolla-s, ku i tërhiqet vërejtja për gjendjen e keqe të Vujiçiç-it. Në përgjigjen e tij lidhur me këtë çështje Rampolla nuk kishte marrë fare qëndrim, porse ai ishte shprehur optimizmin e tij se konkordati me Beogradin ishte i gatshëm për t‘u nënshkruar, posa të sqarohet pyetja e martesave të përziera4.Përkundër këshillës së ambasadorit serb dhe nuncit të Vjenës që të pritet me udhëtimin e tij për në Beograd deri sa të nënshkruhet marrëveshja serbo-vatikane dhe deri sa të vijnë rekomandimet e sakta nga Roma, Vujiçiç udhëton në pranverën e 1898 për në Beograd dhe atje ai do pranohet nga kryeministri Gjorgjeviç mjaft ftohtë. Ai e kishte sugjeruar që ai ta lëshonte vendin përsëri, deri sa të sqarohej çështja. Mirëpo Vujiçiç jo vetëm që nuk e bëri këtë, por kërkoi edhe një audiencë të dytë tek kryeministri me që rast Beogradi reagon menjë urdhër-dëbim.


Qeveria serbe ka pritur kërkesën për pranim të emërimit, ashtu siç është e zakonshme në diplomaci kështu e shpjegon këtë hap të rëndë ambasadori serb në Vjenë. Nunci kishte qenë i një mendimi tjetër se, njoftimi joformal i emërimit ka qenë tërësisht i mjaftueshëm. Edhe nëpërmjet një bisede direkte mes Talianis dhe Gjorgjeviç-it, kryeministrit serb e kishte vizituar atë në Nunciaturënë Vjenë, nuk ishte arritur zgjidhja e konfliktit. Gjorgjeviç kishte kërkuar një njoftim zyrtar ku do duhej të jepeshin kompetencat e vikarit. Vetëm atëherë kur qeveria serbe të përgjigjet në atë shkresë, Vujiçiç do ketë mundësi të udhëtoj përsëri për në Serbi. Taliani përpiqet t‘ia bëj të qartë Gjorgjeviç-it se, vërtetë nuk përkon me praktikën diplomatike, mirëpo Selia e Shenjtë megjithatë do në të pranoj dëshirat serbe. Këtu kemi të bëjmë me persona mjaft të ndjeshëm (di unaeccessivasuscettibilità), kështu i shkruan Taliani Rampolla-s,kështu që Vikarit Apostolik nuk do duhej t‘i barten kompetenca të shumta5. Në Romë ndërkohë ishin bërë më të kujdesshëm dhe kërkojnë nga Taliani një raport të detajuar lidhur me gjendjen e raporteve religjioze në Serbi e para se gjithash lidhur me ndikimin politik të ish mbretit Milan dhe të ndikimit të mbretit aktual Alexander6. Taliani në natën e krishtlindjeve të vitit 1898 dërgon në Romë raportin e kërkuar7. Aty ai ankohet për nivelin e ulët shkollor të popullatës serbe çka pasqyrohet edhe tek disa anëtar të qeverisë. Institucioni„Propaganda” romane keqkuptohet plotësisht dhe se ajo shihet si majë shtize katolike kundër ortodoksisë. Në politikën e brendshme sundon kaosi, politikën e përshkojnë kundërshtitë mes liberalëve dhe radikalëve. Partia liberale e Jovan Ristiç-it dominon, e cila edhe e përkrahë qeverinë Vladan Gjorgjeviç-it i cili vjen nga oborri (kabinetit privat të mbretit) e kishte marrë vendin e Simiç-it që kishte marrë pushtetin për t‘i stabilizuar raportet financiare të borxheve të mëdha që kishte shkaktuar ish mbreti Milan. Me këtë dukej se është liruar rruga për rikthimin e Milan-it në Serbi e për të marrë pushtetin. Kushtetuta është hequr; Nikola Pašiç-i, udhëheqësi i radikalëve që kishte frenuar drejtimin perëndimor të politikës serbe, është dënuar me nëntë muaj burg, liria e shtypit dhe ajo e tubimit janë kufizuar8. Liria e religjionit kishte qenë me kushtetutë e garantuar mirëpo katolikët e Serbisë vlerësoheshin si simpatizantë të partisë së afërt me Austrinë dhe sipas kësaj edhe janë trajtuar. Megjithëkëtë qeveria pajtohet për një ipeshkëv katolik me rezidencë në Beograd me shpresën se me këtë në çështjet e kultit katolik do të mund të emancipohet nga Monarkia e Habsburgëve. Pasi që Vujiçiç nuk guxonte më të shkonte në Beograd Selia e Shenjtë kishte rënë në një qorrsokak ku fillimisht nuk shihej dalje sepse bisedimet e drejtpërdrejta me Serbinë detyrohen të ngrihen për shkak të rrethanave të atjeshme kaotike politike9. Në vitin 1901 kemi shenjat se qeveria serbe ishte e interesuar nëpërmjet nuncit të Vjenës për rifillimin e bisedimeve. Posa të zgjidhjet çështja e martesave të përziera, qeveria serbe do jetë e gatshme të dërgoj një përfaqësues në Vatikan për bisedimet e mëtutjeshme, kështu thuhej nga Beogradi. Rampolla priste dhe tregohej i rezervuar10. Skepticizmi i tij ishte i saktë sepse edhe kësaj radhe nuk arrihet fillimi i bisedimeve. Me këtë në vitin 1903 nunci i Vjenës autorizohet që edhe njëherë të provoj një nxitje tek ambasadori serb dhe të ripropozoj bisedimet me qëllim që përfundimisht të ngrihet e një administrate të rregullt kishtare në Serbi11.

Raportet serbo-vatikane nën drejtimin e papës Piut X
Mbas aferës me Vujiçiç Selia e Shenjtë priste; një përpjekje tjetër për etablimin e një ipeshkvi në Beograd nuk do bëhet pa u marrë vesh paraprakisht me marrëveshje mes Beogradit dhe Selisë së Shenjtë. Ndërsa Topolkoviçe dhe më tutje mbetet në Beograd dhe Biljan në Kragujevc si misionarët e vetëm në Serbi. Czock do kthehet në Nish megjithë pakënaqësisë nga ana e autoriteteve serbe , porse ai pak më vonë do vdes12. Në këtë kohë kishte disa kontakte paraprake mes nuncit të Vjenës dhe ambasadorit serb13 por që edhe njëherë përfundojnë pa rezultate konkrete. Me vrasjen e mbretit Alexander dhe gruas së tij me 29 maj 1903 dhe me hipjen në fron në qershor të Petar I Karaðorðeviç-it dukej se një marrëveshje e mundshme mes Selisë së Shenjtë dhe Beogradit do shtyhej edhe më larg. Vrasja e mbretit ishte bërë nga ana e një konspiracioni të rretheve nacionaliste të kryesuar nga Dragutin Dimitrijeviç (Apis) kurse bisedimet me Vatikanin refuzoheshin nga ky rreth. NikolaPašiçemërohet kryeministër dhe drejtoi reformat e brendshme politike. Si prioritet i politikës e jashtme ishte bashkimi i gjitha rajoneve serbe nën drejtimin e Beogradit si dhe pavarësia e plotë e Serbisë nga Perandoria Osmane dhe nga Monarkia e Habsburgëve14. Megjithëkëtë – apo mu për këtë arsye – nunci i Vjenës Belmonte merr përsëri kontakt me ambasadorin serb15. Njëherë më shumë pala serbe tregohet e hapur për dialog, mirëpo pa hyrë në bisedime konkrete16. Në vitet vijuese përkeqësohen në mënyrë dramatike raportet austriake-serbe e që prej vitit 1906 një bojkot ekonomik do të kulmon me të ashtuquajturën ‘Lufta e derrave‘ (Schweinekrieg‘)kjo do t‘i tensionoj edhe raportet serbe-vatikane. Në një lëvizje të re për bisedime në vitin 1908ambasadori serb rekomandon Selinë e Shenjtë që të pres dhe i tërheq vëmendjen asaj për situatënpolitike kaotike në vendlindjen e tij17.
Rreth pozicioneve fillestare nuk kishte ndryshim. Beogradi donte që me konkordat të arrinte pavarësinë e plotë nga protektorati i Vjenës. Pas dorëheqjes së Strossmayer-it Serbia ishte drejtpërsëdrejti nën Propaganda Fide – për dalim nga mendimi i shumë politikanëve serb e austriak–e jo nën administratën e ipeshkvit të Gjakovës18. Kushtet e paraqitura serbe për bisedimet për konkordatin për Selinë e Shenjtë ishin të papranueshme. Beogradi jo vetëm që kërkonte diskrecion absolut por refuzonte edhe ngritjen e ndonjë ipeshkvie në tokën serbe. Përveç kësaj kisha katolike jo vetëm se duhej të tërhiqej nga një konkordat formal por edhe nga aktivitetet misionare në Serbi19.
Në vitin 1912 ndërrohet situata gjeopolitike. Serbia bashkë me Malin e Zi, Greqinë dhe Bullgarinë themelojnë sëbashku Lidhjen Ballkanike me anë të së cilës mëtohej largimi i turqve nga Evropa. Pas sukseseve ushtarake të aleatëve kundër Perandorisë Osmane thirret Konferenca e Londrës ku kishte për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje afatgjate. Në Paqen e Londrës, që nënshkruhet me 30 maj 1913, dekretohet tërheqja e Perandorisë Osmane gati nga të gjitha zotërimet Evropiane; duhej të ngrihej një Shqipëri e pavarur. Përkatësia territoriale e Maqedonisë shpinte drejt një lufte tjetër mes ish aleatëve e cila përfundon me 10 gusht 1913 me Paqen e Bukureshtit. Greqisë merr Selanikun, Serbisë i jepet Maqedonia Qendrore dhe Kosova. Me këtë jo vetëm se mbretëria serbe e dyfishon territorin e saj, ajo kishte rifituar vendlindjen e vjetër të serbëve e që lidhej me domethënie historike e ideologjike të betejës së Kosovës. Fakti se atje pjesa dërmuese e popullatës ishte shqiptare, injorohet fare nga Beogradi. Shtypja e shqiptarëve me masat administrative brutale serbe në Kosovë shpinte jo vetëm drejt një kryengritjeje shqiptare, por edhe drejt një realizimi të politikës së brendshme. Kryeministri Pašiç ia del me ndihmën ruse të ruaj postin, mirëpo mbreti Petar heqë dorë në favor të djalit të tij Alexander-it.


Se bisedimet për konkordat me këtë fitojnë një impuls, duket vetëm në shikim të parë si paradokse. Qeveria serbe tregonte interesim të madh për futjen e sllavishtes së vjetër në liturgji në mënyrë që me këtë të konsolidojnë të drejtën e tyre historike mbi Kosovën dhe të sllavizojnë shqiptarët katolik. Sipas të dhënave serbe në territorit e fituar të ri jetonin 16.000 katolik. Meqë numri i katolikëve në rajonet e tjera ishte në rënie e sipër- kishte përafërsisht 8500 besimtar- numri i përgjithshëm i katolikëve në Serbinë e madhe të re ishte përafërsisht 25.00020.
Përderisa Piu i X ishte i rezervuar përballë nënshkrimit të konkordatit Merry del Val në këtë aspekt ishte tejet i vendosur dhe për dallim nga papa ishte i vendosur për t‘i tematisuar të drejtat e protektoratit të cilat nga Serbia vlerësoheshin si të përfunduara. Sekretari i shtetit ishte politikan realist dhe i gatshëm t‘i viktimizoj të drejtat e Austrisë në favor të një konkordati. Kur merr vesh Vjena, Ballhausplatz-i reagon me një memorandum,21 në të cilin shpreh këmbënguljen e saj. Vjena shprehet e gatshme në favor të modernizimit të privilegjeve të vjetra ku shprehej me një lidhje marrëveshjeje për “mbrojtjen e të drejtave të pakicave” duke marrë parasysh në veçanti katolikët shqiptarë. Ashtu siç i sllavizoj Mali i Zi shqiptarët edhe për Serbinë çdo mjet do i jetë i mirëseardhur që shqiptarët t‘i bëjnë serb, kështu ia tërheq vëmendjen Selisë së Shenjtë ministria e jashtme e Vjenës e që të mos e lejoj veten të përfitohet nga nacionalistët serbë22. Nunci Scapinelli tërheqë vëmendjen për çështjen e vlerës praktike të një përcaktimi të tillë pasi që përmirësimi i situatës së shqiptarëve në Serbi mund të bëhet vetëm nëpërmjet ndryshimit të brendshme të ligjeve dhe nëpërmjet përmirësimit të të drejtave të pakicave dhe jo nëpërmjet përcaktimeve nga jashtë. Serbia, sipas Scapinelli-t, në asnjë aspekt nuk donë të dëgjoj për Austrinë, as si fuqi politike mbrojtëse e pakicave të saja e as si Gendarme di Roma23. Ashtu siç pritej në Konferencën e Lodrës Serbia refuzonte propozimin austriak për futjen në nivel ndërkombëtar të mbrojtjes së të drejtave të pakicave24 (në Serbi, vër. e përkth.) për çka edhe kjo temë hiqet fare nga rendi i ditës.
Takimi i parë i ambasadorit serb Jovanoviç tek nuni Scapinelliishte me 14. Shkurt 1913 ku ia shpreh dëshirën e qeverisë serbe për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve për konkordat. Beogradi si arsyetim jep rritjen e popullatës katolike me aneksimin e Kosovës. Me çdo kusht, e kështu që me këtë qeveria serbe i bashkohet kushteve të paraqitura më herët, patjetër – duke aluduar në suverenitetin e Serbisë- të përjashtohet ndikimi i Austro-Hungarisë në bisedime. Scapinelli potencon në përgjigjen e tij interesimin e Selisë së Shenjtë për bisedimet për konkordat, mirëpo ia cekë vështirësitë përkitazi me të drejtat e protektoratit austriak. Një qendër katolike në zemrën e sllavizmit(un centro cattolico nel curre dello Slavismo del Sud) do ta kufizonte përhapjen e ortodoksisë më mirë se sa protektorati i kultit austriak që nuk përkon më me të drejtën ndërkombëtare moderne, shprehet optimist nuni Scapinelli25.
Pak ditë më vonë, 17 shkurt 1913, “OsservatoreRomano” njofton emërimin e një komisioni serb për përgatitjen e bisedimeve për konkordatin. Merry del Val ishte skeptik; me të njëjtat fjalë ashtu si edhe Vannutelli dy dekada më herët alarmon se, qëllimi i vetëm i Serbisë është emancipimi nga Austro-Hungaria pa qenë e gatshme të bëj ndonjë lëshim përkitazi me epërsinë e kishës ortodokse. Përveç kësaj në rast të emërimit të ndonjë të huaji në postet kishtare në Serbi priten rezistenca, e meqë nuk ka kandidat vendor, mund të ndodhë që këto poste të mos mund të plotësohet fare26. Megjithëkëtë prifti italian DionigiCardon, i cili kohë të gjatë ishte marrë me çështjen serbe, emërohet për parapërgatitjen e bazës së bisedimeve për Vatikanin e që kishte të bënte kryesisht me një rishikim të rezultateve të komisionit serb27. Më në fund Serbia ishte e gatshme ta mënjanoj pengesën më të madhe të gjertanishme e të pranoj njohjen e kurorave të lidhura nga priftërinjtë katolikë.
Mirëpo prapë shpërthen një problem aktual për të cilin gjer më tani nuk është folur: liturgjia sllave. Përderisa në propozimet e para të komisionit serb ende nuk bëhej fjalë për meshat në sllavishte, pala serbe ia deponoi Vatikanit këtë dëshirë në fillim të vitit 1914. Detyrimisht përkrahja e Vjenës duhej të fitohej në dy pika: në çështjen e liturgjisë si dhe përkitazi me të drejtat e protektoratit austriak. Në këtë aspekt Vjena insistonte për ruajtjen e të drejtave të nderit. Këtu hynin meshat festive me rastin e datëlindjes së Kajzerit dhe vendosja e portretit të tij nëpër famulli28. Ajo çka për Vjenën kishte në rend të parë vlerë simbolike nga Serbia ndjehej si kufizim i suverenitetit shtetërorë. Në bisedimet me ambasadorin e Vatikanit ishte vënë Eugenio Pacelli, në emër të Selisë së Shenjtë, në kërkim të një kompromisi në pikat e kontestueshme. Vështirësi nuk kishte vetëm për ipeshkvin titullar të Beogradit dhe Smederevës. Këtu bëhej fjalë për 22 titujt e nderit ipeshkvor që mund t‘i ndante Kajzeri e që kishin të bënin me ish rajonet e kurorës Shtjefnit (Stefanskrone) që kishin rënën nën Perandorinë Osmane. Me ndarjen e këtyre titujve pretendohej kujtesa dioqezave të vjetra. Këta ‘ipeshkvinjë‘me dy përjashtime-Tinia dhe Beogradi – nuk kishin qenë të shuguruar dhe se nuk kishin të drejta juridike, mirëpo kishin të drejtë të bartnin shenjat e ipeshkvit. Meqë me titullin e Beogradit ishin të lidhura të drejtat faktike ipeshkvore – që nga viti 1853 këtë titull e mbante ipeshkvi i shuguruar i Zagrebit – Selia e Shenjtë detyrimisht duhej ta jepte pëlqimin e saj për emërimin e këtij ipeshkvi. Për mos t‘ia hequr Monarkisë së Habsburgëve një ipeshkëv titullar Vatikani propozon që ipeshkvin titullar të Beogradit ta lenë në Zagreb, mirëpo atë ta transferoj në një ipeshkëv greko-katolik e që do duhej të argumentohej me traditën greke të vjetër të postit ipeshkvor të Beogradit. Kështu që Selia e Shenjtë me këtë kishte mundësinë të ngritë një seli ipeshkvore latine në Beograd29. Edhe përbrenda kishës kishte zëra kritik lidhur me synimin e lidhjes së një konkordati me Serbinë. Vizitatori apostolik i Bosnjës dhe Hercegovinës Pietro Bastien, tërheqë vërejtjen se, qeveria serbe konkordatin mund ta përdorte si instrument që popullatën katolike e sllavëve të jugut të Monarkisë së Habsburgëve t ‘i bindin për përfitimet nëse ata do t‘i takojnë shtetit të sllavëve të jugut të dominuar nga serbët jashtë Monarkisë së Habsburgëve30, një frikë e cila ndahej edhe brenda kurisë romane31.
Një vlerësim i autorizuar nga Kongregata e Riteve vjen në përfundim se në kohërat e mëhershme në kishat katolike të rajonit të Serbisë të paktën disa pjesë të meshave janë celebruar në gjuhën e vjetër sllave dhe se me këtë janë të njëjtat rrethana ashtu si edhe për Malin e Zi ku është futur liturgjia sllave. Mirëpo vlerësuesi i Vatikanit rekomandon për një kufizim të liturgjisë sllave në kuadër të dekreteve të deritanishme të Kongregatës së Riteve me çka këto privilegje ishin të lidhura vetëm me disa kisha të caktuara. Me këtë përjashtohet një privilegj i përgjithësuar i liturgjisë sllave për Serbinë kështu që i mundshëm ishte vetëm pranimi i sllavishtes për famulli të caktuara lokale me ç’rast duhej të merrej parasysh që shqiptarëve të mos u imponohej sllavishtja liturgjike kishtare e me këtë të mënjanohej që kisha të bëhej bashkëfajtore të një serbizimi të shqiptarëve. Vlerësimi ishte po ashtu për që rituali në gjuhën sllave, pra për ndarjen e sakramenteve , të lidhet me ato famulli, që e kishin poseduar të drejtën për përdorimin e sllavishtes së vjetër e që ishte konformë normave standarde të Vatikanit. Kundër përdorimit të shkrimit cirilik për liturgjinë e vjetër sllave nuk kishte gjë kundër, mirëpo tërheq vëmendjen se në rastineMalit të Zi kjo ka qenë e pamundur për t‘u realizuar32.
Me gjithë këtyre kushtëzimeve brenda disa muajsh arrihet të dialogohet mes Romës dhe Beogradit një marrëveshje e pjekur për t‘u nënshkruar. Në dy seancat e Affari Ecclesiastici diskutohet në detaj33. Kardinali Vincenzo Vannutelli ishte shprehur parimisht në përkrahje të nënshkrimit të konkordatit sepse kështu situata e katolikëve në Serbi do përmirësohet dukshëm, mirëpo duhej të mbroheshin interesat e Austrisë dhe popullatës shqiptare. Edhe sekretari i shtetit Merry del Val në një konkordat me Serbinë shihte më shumë përfitime se sa humbje. Sipas tij Vatikani nuk ka llogari ta refuzoj ofertën serbe sepse urgjenca e kërkonte një zëvendësim të të drejtave të protektoratit Austriak. Vërtetë serbëve nuk duhej t‘iu besohej (di questi Serbi non ç possibile fidarsi), mirëpo me konkordat do krijohej një situatë krejt e re e juridike ndërkombëtare. Edhe sikur Beogradi ta shkelte marrëveshjen Selia e Shenjtë megjithatë nuk ua ka mbyllur derën para hundës sllavëve (la S. Sedenon ha chiuso le porte in faccia agli Slavi). Mirëpo kishte mbetur edhe një sfidë për t‘u tejkaluar: Austria duhej të tërhiqej nga të drejtat e saja mbi protektoratin e kultit. Bisogna indurrel’Austria a contentarsi di quelloche ç ragionevole– kështu ishte shprehur kardinali Ferrata. Protektorati Austriak duhej të kufizohej në patronatin e pranuar nga Kisha mbi shkollat dhe institucionet e themeluara dhe të financuara nga ajo. Mirëpo kjo ishte e barabartë me tërheqjen e saj të plotë meqë të drejtat e patronatit sido që do jetë do kishin vazhduar edhe më tutje. Këtë propozim ia kishte thënë Merry del Val me 16 maj 1914 ambasadorit të Vatikanit Alois Schönburg-Hartenstein. Ballhausplatz-i kishte sqaruar se ishte e gatshme për reduktim e theksuar të të drejtave të nderit, mirëpo kishte kërkuar që në notat plotësuese për konkordatin të garantohet vazhdimi i shkollave të famullive, të shkollave private si dhe ruhet e mësimit fetar në gjuhën amtare por edhe mbajtjen e disa të drejtave të nderit.
Megjithë skepticizmit të Merry del Val lidhur me mundësitë e implementimit të kërkesave austriake, sidomos lidhur me të drejtat nderit si dhe me mbajtjen e mësimit fetar në gjuhën amtare, Eugenio Pacelli arrin të bind për këto zgjidhje kompromisi biseduesit serb që për shkaqe të brendshme politike në Serbi nxitonin sa më shpejt të nënshkruhej konkordati. Vjena në anën tjetër ishte e gatshme të toleroj përdorimin e kufizuar të gjuhës së vjetër kishtare sllave në Serbi. Konkordati nënshkruhet me 24 qershor 1914 nga përfaqësuesi serb tek Selia e Shenjtë, Vesniç, dhe sekretariatit të shtetit Merry del Val34. Në konkordat rregullohet liria e ushtrimit të fesë katolike si dhe çështja e ndërrimit të konfesionit. Mësimi i fesë katolike duhej të mbetej e rezervuar për administratën kishtare. Në një notë shtesë disa famullive serbe u lejohet përdorimi i gjuhës së vjetër kishtare sllave liturgjike me shkronja glagolike. Në seminarin e priftërinjve në Beograd gjuhë e mësimit duhej të ishte ajo serbe. Për emërimi i ipeshkvit të Beogradit fillimisht duhej të njoftohej qeveria serbe e cila kishte mundësi të gjente kandidatin.
Atentati i Sarajevës fillimisht e kishte penguar implementimin e konkordatit sepse Selia e Shenjtë fajin e kishte parë shumë qartë tek Serbia. Përderisa parlamenti serb marrëveshjen e kishte ratifikuar me 26 qershor 1914, ratifikimi nga ana e Vatikani bëhet me 20 mars 1914. Në fund- duke pas parasysh neutralitetin absolut të Vatikanit – bëhet shkëmbimi i përfaqësuesve diplomatiksi dhe bëhet emërimi i një ipeshkvi për Beogradin.
Shënime
35TOLOMEO (si fusnota 8), 361 v. Papa e pranon dorëheqjen e Strossmayers tek në prill 1897, AAEESS, Sessione 1186, fq. 11.
2Për këtë shiko shkresën e Rampollas drejtuar Propaganda Fide datë 27 tetor 1898, AAEESS, Austria-Ungheria, fasc. 353, pos. 802, fol. 75 si dhe deklaratën e qeverisë serbe tek Taliani datë 8 nëntor 1898, po aty, fol. 80 v. Në Hungari vendimi i Vatikanit shikohet po ashtu me rezerva sepse qeveria nuk ishte njoftuar fare për dorëheqjen e nënshtetasit hungarez Strossmayer; Taliani datë 11 tetor 1898, ebd., fol. 56. Sipas mendimit të nuncit Budapesti përpiqej ta provokonte një konflikt mes Vjenës dhe Vatikanit dhe për këtë arsye ai kërkonte urgjentisht rekomandime se si ai do duhej të sillej në këtë çështje; Taliani datë 23 tetor 1898, po aty, fol. 76.
3Rampolla drejtuar Taliani-it datë 16 qershor 1898, AAEESS, Austria-Ungheria, fasc. 353, pos. 803, fol. 52.
4Stadler drejtuar Rampolla datë 19 shkurt 1898 dhe përgjigja e Rampollas datë 26 shkurt 1898; AAEESS, Austria-Ungheria, fasc. 344, pos. 786, fol. 90 v. Përkatësisht 92 v.
5Taliani drejtuar Rampolla datë 8 nëntor 1898, AAEESS, Austria-Ungheria, fasc. 353, pos. 802, fol. 80 v. Rampollai raportonte me 3 dhjetor 1898, po aty, fol. 82 v. Propaganda Fide-s. Tay kemi edhe një shkerë të gjatë të Vujiçiç ku paraqitet rasti sipas pikëpamjes së tij; Propaganda Fide drejtuar Rampolla datë 3 dhjetor 1898, fol. 84, letra e Vujiçiç po aty, fol. 85.
6Rampolla drejtuar Taliani datë 5 dhjetor 1898, ebd., fol. 88.
7Taliani drejtuar Rampolla datë 24 dhjetor 1898, po aty, fol. 90–93.
8Mbi sistemin partiak serb shiko: S. K. PAVLOWITCH, Serbia. The HistoryBehind the Name. London 2002, 65–92.
9Për aferën Vujiçiç shiko po ashtu ASV, Arch. Nunz. Vienna 707 A, fol. 301 ®”Œ”®”323.
10Taliani datë 4 maj 1901, AAEESS fasc. 391 bis, pos. 871, fol. 79 v. Si dhe përgjigja e Rampollas datë 8 qershor 1901, po, fol. 81.
11Sekretariati shtetit drejtuar Propaganda Fide datë 2 shkurt 1903, ASV, Segr. Stato 1903, 247/1, Z. 75075.
12Gotti drejtuar Rampolla datë 4 dhjetor 1902, ASV, Segr. Stato 1909, 280/2, Z. 74076, fol. 3–6.
13Taliani drejtuar Rampolla datë 16 dhjetor 1902, ebd., Z. 74301, fol. 9.
14J. PIRJEVEC, Serbi, Kroaci, Slloveni. Storia di tre nazioni. Bologna 1995, 38 v.
15Gotti drejtuar Merry del Val datë 30 prill 1904, ASV, Segr. Stato 1909, 280/2, Z. 5143, fol. 12f. Si dhe Merry del Val drejtuar Belmonte datë 2 maj 1904, po aty, fol. 18.
16Belmontedatë 30 qershor 1904, po aty fol. 19.
17Belmonte datë 10 prill 1908, ASV, Segr. Stato 1908, 247/2, Z. 29489, fol. 103 v.
18Belmonte datë 7 qershor 1909, ASV, Segr. Stato 1909, 280/2, Z. 37921, fol. 23 v. Merry del Val ia tërheq vëmendjen Belmontes me 13 qershor 1909 se, priftërinjtë që veprojnë në Serbi nuk janë në varësinë e ndonjë ipeshkvi austriak, porse ata i janë të nënshtruar drejtpërsëdrejti Propaganda Fides në Romë; po aty fol. 21 v. Vlerësimi i gabueshëm se administrata e kishës katolike në Serbi deri para luftës së Parë Botërore ishte nën kompetencat e ipeshkvit të Gjakovës e gjejmë edhe në literaturën e re: RIGONI (si në fusnotën 115), 161.
19Belmonte datë 29 qershor 1909, ASV, Segr. Stato 1909, 280/2, Z. 38480, fol. 25 v. Si dhe Gotti drejtuar Merry del Val datë 28 korrik 1809, po aty, Z. 38815, fol. 40 v. Me 14 korrik 1909 Belmonte, që kishte qenë i gatshëm t‘i pranoj kushtet e Beogradit,ishte përpjekur kot të shkrij dyshimet e Vatikanit; Belmonte datë 14 korrik 1909, po aty, Z. 38586, fol. 34. Për qëndrimin negativ të Propaganda Fide e njofton Merry del Val Belmonte-n me 31 korrik 1909, po aty, fol. 42.
20Sipas statistikave serbe:AAEESS, Session 1186, S. 87–91. Në memorandumin austriak të gushtit 1899 flitet o ashtu për 15.000 katolik në Vilajetin e Kosovës, plus diku 6000 katolikët e famullisë së Prizrenit dhe Gjakovës.AAEESS, Session 867, S. 93.
21Shkresa në AAEESS, Austria-Ungheria, fasc. 448, pos. 1056, fol. 27 vv., shtypur në AAEESS, Session 1186, fq. 129–131.
22RoiNicolass’estserviduConcordatpoudénationaliserlesparoissesalbanaisescédéesauMonténégro par le Traité de Berlin. Notë tejet diskrete dhe personale e ambasadorit austriak drejtuar kardinalit Kardinal Merry del Val, publikuar në AAEESS, Session 1186, S. 135f.
23Pare peròche si tratti di cosamolto vaga, cheriguarderebbe in forma generica gli interessietnici e religiosi di questeminoranze, e checertononpotrebbetoccaretutti i puntinecessarispecialmentepeicattolici. Scapinelli datë 28 mars 1913, AAEESS, Austria-Ungheria, fasc. 448, pos. 1056, fol. 42 vv.
24Scapinelli datë 11 qershor 1913, po aty, fol. 46 v.
25Scapinelli datë 15 shkurt 1913, po aty fol. 34–37.
26Merry del Val drejtuar Scapinelli datë 29 shkurt 1913, AAEESS, Austria-Ungheria, fasc. 448, pos. 1056, fol. 39 vv.
27Po aty fol. 57–72. Raporti i detajuar i Cardon-it mbi një udhëtim-studimi në Serbi dhe Rumani që kishte absolvuar në 1912 në AAEESS, Session 1186, fq. 103–110.
28 Se për çfarë të drejta të nderit bëhej fjalë, këto i kishte definuar ambasadori Vatikanit me 17 shkurt 1913 në një notë drejtuar sekretariatit të shtetit dhe është e publikuar në: AAEESS, Session 1186, fq. 137 v.
29Praktikisht kjo nuk kishte ndikim meqë vendi i ipeshkvit të shuguruar të Zagrebit në parim ishte greko-katolike, mirëpo drejtuesit edhe mëtutje kishin mundësi të celebrojnë në ritin latin. Shiko për këtë fjalimin e Tiszas me rastin e emërimit të DominikPremuš (DomenikPrenushit) 14 nëntor 1914 si ipeshkëv titullar i Beogradit: HHStA, Kab. Kanzlei, KZ 2567/1914.
30Qëndrimi i Bastien-i është i publikuar në AAEESS, Session 1186, fq. 139 v. Shiko po ashtu edhe qëndrimin e referentit po aty, fq. 80.
31Shiko qëndrimin e sekretarit të mëvonshëm Gasparri në sesionin 1176 të AAEESS vdatë 7 qershor 1914.
32Vlerësimi i GirolamoMileta është i publikuar në AAEESS, Session 1186, 117–128.
33AAEESS, Session 1186 datë 3 maj 1914 dhe sesioni 1187 datë 7 qershor 1814.
34BENNA (si në fusnotën 4), 41–44.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.