Intervista

Besnik Mustafaj: Ja pse Berisha është i pakënaqur me Bashën. Opozita është në gjendje të dobët

17:35 - 14.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Besnik Mustafaj, ish-ministri i PD-së, publicisti dhe shkrimtari, ka komentuar situatën në këtë parti, një ditë pasi ish-kryetari historik i kësaj force politike, Sali Berisha, ka shprehur rezervat e tij. Në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Mustafaj u shpreh se, Berisha ka bërë një analizë të përgjithshme të situatës brenda partisë.

Ai nuk e quan shpërthim ndaj situatës, reagimin e ish-kreut të PD-së ndaj listës së Bashës për zgjedhjet e 25 qershorit, por thotë se ai ka shprehur pakënaqësitë e tij.

“Berisha ishte i pakënaqur me listat, me rezultatet në zgjedhje, me mënyrën sesi janë menaxhuar gjërat, dhe qëndrimin në Parlament, e se fundmi me votimin e Ruçit në Kuvend.

Kanë qenë disa momente ku Berisha ka dhënë sinjale se ishte i pakënaqur me atë se çka po ndodh, dhe ishte e pritshme që të bënte një analizë. Pra Berisha bën një analizë të përgjithshme, nuk merret me problemet e partisë. Duhet të them se Berisha nuk thotë publikisht të pavërteta”, u shpreh Mustafaj.

Më tej, ai tha se baza e Partisë Demokratike është thellësisht e pakënaqur nga Basha, i cili sipas tyre nuk po reflekton lidhur me situatën brenda në parti, por edhe për rezultatet që ajo ka marrë.

Ish-ministri i PD-së u shpreh se opozita aktuale është në gjendje të dobët dhe e ka të vështirë të luajë rolin e saj.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.