Disa minuta më parë policia ka njoftuar për vendosjen e një pakoje të dyshimtë eksploziv në një dyqan në rrugën “Petro Nini” në kryeqytet.
Vendi ku ka ndodhur ngjarja është në hyrje të tregut elektrik, zonë shumë e populluar.
Sipas informacioneve paraprake është bërë me dije se pronarja e butikut ka njoftuar policinë dhe në vendngjarje kanë mbërritur njësitë antieksploziv.
Siaps dëshmitarëve për redaksinë tonë, pronares së butikut i kanë djegur edhe një herë makinën disa kohë më parë.
Ajo ka në pronësi një dyqan me rroba të përdorura dhe ka disa kohë që ushtron aktivitetin e saj në atë zonë.
Shfaq Komentet (0)