Autoriteti Kombëtar i Ushqimit së fundmi ka mbyllur disa subjekte që ushtronin aktivitetin e therjes së kafshëve jashtë kushteve të higjienës dhe standardeve ushqimore.
Nga 67 inspektime në thertore e njësi therje nga AKU janë vendosur 10 gjoba dhe 9 paralajmërime.
“Gjithashtu, gjetëm dhe bllokuam edhe 4 vende që përdoreshin në mënyrë ilegale për therjen e bagëtive”, thuhet në njoftimin e AKU.
Për të gjithë ato subjekte që kanë në fokus produktet ushqimore, AKU thotë, se toleranca do të jetë zero ndaj çdo shkeljeje, ashtu siç garanton edhe rritjen e cilësisë së inspektimeve.
Shfaq Komentet (0)