Speciale

Ja provat që mund të arrestonin Tahirin/ Ish-ministri nuk e ka shitur makinën, ka dëshmitarë

17:42 - 21.10.17 gsh.al



Teksa Këshilli i Mandave po shqyrton kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, Altin Goxhaj ka publikuar 5 provat që do të arrestonin ish-ministrin e Brendshëm, por që tashmë Ruçi dhe Xhafaj po i shkatërrojnë me urdhër të Ramës. Më tej avokati rrëfen se makina e Tahirit me targë AA 003 GB nuk është shitur kurrë nga ish-ministri.

Statusi i plotë

JA 5 PROVAT QË ARRESTONIN TAHIRIN POR QË PO I SHKATËRRON TAHIRI, RUÇI DHE XHAFAJ ME URDHËR TË EDIT.. TË URDHËRUAR NGA MAFIA!

  1. Protokolli i Gardës për shoqërimin e Sajes që përcaktonte lëvizjet e Ministrit dhe përcaktonte se kush janë dëshmitarët okularë!
  2. – Dëshmitarë okularë ishte noteri-/-ja që ka marrë përsipër sikur makina është shitur (nuk është shitur kurrë as de jure dhe as de facto) por vetëm është dhënë autorizim i përdorimit të mjetit nga Habilaj si shofer i Ministrit,
  3. – Dëshmitarë okularë 3-6 oficerë të Gardës (shoqërues të Sajes) që kanë dijeni që makina audi AA 003 GB nuk u shit kurrë nga Saja pasi gjatë shoqërimit të detyruar dhe në çdo moment e dinë që Saja s’ka qenë kurrë te noteri për shitje por vetëm për autorizim të përdorimit të mjetit nga Habilaj si shofer i ti, dhe kanë qenë prezent kur Sajmiri ka marrë makinën nga Habilaj në përdorim jo se kishte nevojë për një makinë të trafikut të drogës për udhëtim relaksues, por i detyruar nga Mafia për të rifrekuar vizualisht marëdhëniet me policinë shqiptare dhe punonjësit e doganave por edhe atë të vendeve fqinjë që kjo makinë ishte e ministrit të brendshëm dhe nuk mund të kontrollohej! Targa AA 003 GB shërbente si passëord për të kalu në çdo pikë doganore dhe policore pa kontroll pasi dilte në sistem si makina e Ministrit!
  4. – Protokollet dhe të dhënat administratvie për të gjetur dëshmitarët okular punonjësit e shërbimit doganor dhe policor kufitar që kanë qenë prezent në çdo kalim kufitar të mjetit të Ministrit!
  5. – Dëshmitarët okularë punonjësit e shërbimit doganor dhe policor kufitar që do të shpjegonin se pse nuk e kanë kontrolluar asnjëherë mjetin kryesor të qindra kg cocainë në Itali! Pasi ishte mjeti i Ministrit sipas tyre dhe “është përtej çdo dyshimi”!

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.