DOSSIER

FOTOT E RRALLA/ Si hanin partizanët dhe ballistët në luftë, Enveri preferonte uiskin

15:13 - 29.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Lufta e dytë botërore në Shqipëri është banalizuar shpesh.

Gjatë viteve të diktaturës, forcat nacionaliste të Ballit Kombëtar apo të tjerë janë anatemuar si tradhtarë, si njerëz që jetonin në luks, që hanin mirë, etj. Por fotografitë e oficerëve britanikë të bëra gjatë luftës tregojnë një realitet tjetër.

Çeta partizane që jetojnë me mish në hell, dhe çeta të Ballit që ushqehen me supë. Një foto e njohur e Enver Hoxhës, ulur me kreun e misionit britanik Billi Meklein bashkë me Dali Ndreun dhe Xhelal Staraveckën, përmban një detaj është që nuk është vënë re.

Enver Hoxha ka përpara një shishe me uiski, që ishte dhuratë e oficerëve britanikë. Mes ndihmave që britanikët sillnin për luftën shqiptare, kishte shpesh edhe shishe me uiski të mirë anglez, që duket se Enver Hoxha e ka pasur pikë të dobët.

Enver Hoxha përshkruhej si një llupës që preferonte shumë ëmbëlsirat. Menjëherë pas lufte ai shtoi shumë në peshë dhe u sëmur nga diabeti që në moshën 40 vjeçare. Mes fotove që publikohen sot në Newsbomb.al, jepen detaje interesante nga jeta në luftë, kur edhe pse në kushte të vështira, uiski apo mishi i pjekur nuk ka munguar për partizanët.

Përshkrimi i fotove

Luftëtarë të Ballit Kombëtar, në vaktin e drekës duke ngrenë supë, gjatë luftës në 1943

Çetë partizane duke bërë gati drekën me mish qingji në hell

Çetë partizane duke u bërë gati për drekë, shtator 1943

Enver Hoxha, Dali ndreu, Xhelal Staravecka dhe shefi i misionit britanik Meklein, duke pirë uiski

Koçi Xoxe duke ngrenë drekë me një misionar rus gjatë luftës, 1944

Ushtarakë britanikë duke ngrenë drekën Nga Erald Kapri /newsbomb/

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.