![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Lëngu i portokallit është ndër lëngjet më të konsumuara, pasi ai ka një vlerë të madhe ushqyese për organizmin. Në bazë të studimeve që janë bërë, fruti i portokallit rezulton i pasur me substanca që veprojnë kundër qelizave kancerogjene dhe luftojnë presionin e lartë të gjakut. Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C, e cila ndihmon në forci-min e sistemit imunitar. Njerëzit, të cilët kanë probleme me presionin e lartë të gjakut duhet të konsumojnë rregullisht këtë pije, pasi ajo ndihmon në uljen e tij. Hesperidina është një nga përbërësit më të rëndësishëm që përmban fruti i portokallit, pasi kjo substancë ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak. Nivelet e larta të vitaminës C, që gjenden në këtë frut veprojnë si antioksidues. Rrjedhimisht, kjo do të thotë se me konsumimin e rregullt të lëngut të freskët të portokallit parandalohet shfaqja e sëmundjeve të ndryshme, në mesin e tyre edhe kanceri i gjirit dhe i prostatës. Gjithashtu, portokalli ka veti antiinflamatore, pikërisht këto veti ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve, në qoftë se keni probleme me artritin, ngurtësi të muskujve dhe nyjave. Studiuesit tregojnë se antioksidantët në portokall ndihmojnë në humbjen e peshës. Një pije në ditë do të ketë ndikim pozitiv në metabolizmin tuaj dhe do të stimulojë humbjen e yndyrës. Gjithashtu, portokajtë janë një burim i acidit folik, që ndihmojnë zhvillimin e duhur të trurit. Ndërsa për gratë shtatzëna këshillohet që ky lëng i pasur të konsumohet rregullisht.