MILOSAO

Namik Dokle vjen me një cikël të përkthyer proverbash të një autori të njohur serb

10:19 - 06.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Namik Dokle vjen me një cikël të përkthyer proverbash të një autori të njohur serb.
Libri, që është sjellë në ditët e fundit i përkthyer nga Dokle, përcjell një thellësi mendimi, por edhe një përpjekje për ta bërë të njohur këtë letërsi në vend…

Proverba

Nga Aleksandar Qotriq

Vazhdojmë atje ku ishim – qëndrojmë!

1.
Kemi shikim të mirë.
Së pari shohim atë që nuk ekziston.
2.
Jemi shoqëri multikulturore.
Këtu kanë sukses shumë kultura bujqësore.
3.
Bota është bërë fshat global.
Këtë e besoj sa herë shëtis në rrugët e qyteteve tona.
4.
Nuk e di se me çfarë shpejtësie ecën rryma elektrike.
Në disa fshatra ende s’ka arritur.
5.
Deri sa Serbia të bëhet shtet normal,
ne mund të bëhemi anormalë.

6.
Momentalisht jemi keq.
Dhe kjo është konstantja jonë.
7.
Te ne gjasat janë aq interesante
saqë janë bërë të dëmshme.
8.
Kjo është tragjikomedi.
Ne kemi humbur, ata qeshin.
9.
Fati ndjek trimat.
Të tjerët i ndjekin truprojat.

10.
Fatkeqësia asnjëherë nuk vjen vetëm.
E thërrasim ne.
11.
Përralla juaj nuk pi ujë.
Na pi gjakun neve.
12.
Gjithë problemet mund të zgjidhen me dialog.
Me kusht që ju të thoni vetëm : PO!
13.
Le të flasim si njerëz të rritur.
Fëmijët thotë të vërtetën.
14.
Kur nuk e zgjidhim një çështje të nxehtë,
na mbetet të mbrohemi nga hiri.
15.
Gjithçka ka shkuar në të s’ëmës,
ama të paktën gjithçka është në të njëjtin vend.
16.
Jemi të detyruar të durojmë edhe dy vjet,
por në të tretin do të jetë edhe më keq.
17.
Te ne edhe vetë alternativa
nuk ka alternativë.
18.
Nuk ka hajdut në radhët tona.
Ata gjithçka e kryejnë jashtë radhe.
19.
Demokracia është qeverisje e shumicës.
Më të rëndësishëm janë numrat nga argumentet.
20.
Pas ndryshimeve demokratike
nuk mund të njohim demokracinë
për të cilën jemi përpjekur.
21.
Te ne sundon pluralizmi.
Mundet kështu, por mundet edhe ashtu.
22.
Thuaj që je më mirë!
Që të mos bëhet më keq!
23.
Nuk është diktaturë totale,
sepse një njeri gëzon të gjitha të drejtat.
24.
Jo që nuk shihet dritë në fund të tunelit,
por ne nuk shohim as tunelin.
25.
Optimistët kërkojnë dritë në fund të tunelit.
Pesimistët nuk futen fare në tunel.
26.
Dhe ne kemi kalë për hipizëm.
Të tjerët garojnë me makina.
27.
Kozmopolitin  te ne e shohin si alien.
28.
Anija jonë nuk lundron.
Tashmë ka kurs të sigurt drejt fundit!
29.
Janë shkatërruar të gjitha shpresat.
Nuk është gjetur as kutia e zezë.
30.
Atlantida jonë është mbytur në detin e aferave.
31.
Nuk i besoj nekrologjitë, shkruajnë gjërat më të bukura.
32.
Të sotmit fajësojnë të kaluarën për të sotmen.
E kaluara fajëson të sotmen për të ardhmen.
33.
Jetojmë më mirë.
Në krahasim me çka na pret.
34.
Dalja ekziston,
por s’ka kthim prapa.
35.
Më të mirët largohen nga vendi.
Shteti gëzohet që ata na përfaqësojnë para botës.
36.
Dy të tretat e të rinjve emigrojnë.
Një e treta tashmë ka emigruar.
37.
Në botë më denjësisht na përfaqësojnë ata
që ne i kemi përzënë jashtë.

38.
Rinia është gjenerata që ikën.
39.
Gjithnjë e më pak të rinj bëjnë gat valixhet.
Nuk kanë ç’të marrin me vete.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.