KULTURË

Shfaqja “Babai” me të madhin Reshat Arbana mrekullon Elbasanin, shënohet rekordi historik për shitjen e biletave

12:33 - 16.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nga Fatmir POPJA

 

Shfaqja e komedisë së trishtë “BABAI” me regji të Spiro Dunit  ,në të cilën në rolin kryesor interpreton  Artisti  Reshat Arbana si dhe  aktorët Flaura Kureta, Hysen Mullanjonuzi , Mario Elezi dhe Elja Zaharia  po thyen të gjitha rekrodet   historike në Teatrin “Skampa” të Elbasanit  si dhe  po  vendos  një standart të ri përsa i takon  nivelit dhe profesionalizmit  të shfaqjeve  gjatë kësaj stine teatrore  pasi jo rrallë gjatë viteve të fundit  në  shfaqjet teatrale në vendin tone  ka mbizotëruar  më së shumti amatorizmi. Por kjo situatë me sa duket ka marrë fund njëherë e përgjithmonë  në Teatrin “Skampa” të Elbasanit ku gjatë kësaj vjeshte në skenë  shfaqjet  janë dinjitore dhe interpretuesit e roleve janë artistë nga më profesionistët. Rikthimi i shfaqjeve me nivel  interpretimi të lartë në Teatrin “SKAMPA”  ka sjellë  ndërkaq dyndjen  e spektatorëve. Dyndja e tyre është aq e pazakontë saqë për të ndjekur shfaqjen e komedisë së trishtë “Babai” duhet të prenotosh biletën tri apo katër  netët përpara .

Kjo po ndodh në Elbasan me premierën  shfaqjes “Babai” që ka startuar që prej mbrëmjes  së të shtunës në teatrin “Skampa” të Elbasanit.Shfaqja e vënë në skenë nga regjizori Spiro Duni dhe me interpretimin   shkëlqyer të aktorëve të mirënjohur  ka tërhequr interesin e elbasanasve si rrallë herë më parë. Interpretimi brilant i aktorit të aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë , Reshat Arbana ka mbajtur në këmbë për një kohë gjatë publikun elbasanas, duke arritur që të emocionojë edhe vetë aktorin “Nderin e Kombit” , Reshat Arbana, i cili është  përlotur në skenë nga duartrokitjet pa fund të publikut artëdashës elbasanas dhe jo vetëm .Shfaqje  Shfaqja e komedisë së trishtë “BABAI”    ka shënuar një rekord të pazakontë për teatrin e Elbasanit, pasi në  netët e para janë shitur më shumë se 1500  bileta dhe ndryshe nga sa ishte parashikuar kjo shfaqje  do vijojë edhe gjatë javës tjetër për shkak të interesimit të madh të treguar nga publiku. Nga organizatorët në Elbasan, shfaqja  e komedisë së trishtë “BABAI”  është konsideruar si “shfaqja e vitit”dhe merita mbi të gjitha i shkon aktorit Reshat Arbana i cili edhe pse në një moshe të thyer , në skenë shfaqet plot energji dhe freski. Ai po u dhuron emocione pa fund spektatorëve të cilët do ta mbajnë mënd gjatë këtë shfaqje që Reshat Arbana dhe Flaura Kureta e cilësojnë një sukses të jashtëzakonshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.