Drejtori i Komanduar i në Policinë e Elbasanit, Altin Qato, në lidhje me arrestimin e Orest Sotës ka deklaruar në një prononcim për mediat se në kroskotin e makinës e tij u gjetën parat dhe dokumentet e ish-ministrit Tahiri. Sipas tij policia nuk ka fshehur asnjë material, të gjitha i kanë kaluar prokurorisë.
“Media e ekzagjeron lajmin pasi gjatë ndalimit provat materiale janë sekuestruar. Kemi bërë transparent çdo veprim. Nuk mund të kaloj te normat e sekretit hetimor, policia kryen detyrat e veta”, ka përfunduar Qato.
Shfaq Komentet (0)