Kreu i PD-së, Lulzim Basha ashtu siç ishte bërë e ditur nga zyra e PD-së pas përfundimit të takimit me katër deputetët në Kryesinë e Kuvendit, duke folur për mediat u shpreh se dekonspirimi i aksionit të arrestimeve është bërë nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Një gjë mund të them se dekonspirimi i aksionit për arrestimin e aksioni është bërë nga Xhafaj me porosi të Ramës për të mbrojtur këta njerëz dhe Tahirin
Arsyeja: Rama nuk mund të lejojë arrestimin e njerëzve që do të luanin rol në inkriminimin e vetë Tahirit, Xhafaj, edhe Ramës
Si mund të arrestojë Fatmir Xhafa drejtorin e vlerës që mbrojtur për 4 vjet vëllanë e tij?
Si mundet Xhafaj të firmosë urdhër arresti ndërkombëtar për këta tre koka të policisë kur ka 4 vite që refuzon të zbatojë urdhrin e ndalimit ndërkombëtar për vëllanë e tij.
Këto fakte dhe të tjera dhe të sjella nga opozita faktojnë se Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë funksion si organizatë kriminale.
Është një emergjencë kombëtare, një çështje e rëndësishme që të nisë vetingu i policisë.
Duhet një reformim tërësor i Policisë së Shtetit nga një ekip me integritet po kjo nuk mund të ndodhë sa kohë procesi diktohet nga Rama.
Hapi i parë është largimi i Ramës nga kreu i qeverisë. Hapi i dytë spastrimi i Ministrisë së Brendshme. Për të pastruar këtë kancer që ka shtrirë tentakulat e veta përfshirë edhe kryeministrin.
Gjendja është alarmante. Veprimi i parë që inkurajojmë prokurorinë, është hetimi i kokave të trafikut të drogës. Arrestimi i Saimir Tahirit dhe kokave të policisë përfshirë në këtë aferë është parathënia e një operacioni për pastrimin e politikës së nga krimi.
Edi Rama do bëjë gjithçka për të ndaluar arrestimin e policëve të korruptuar, Xhafaj do bëjë gjithçka.
Në këtë skandal është drejtpërdrejt përgjegjësi kryesor për ngritjen në detyrë të Saimit Rahirit, Edi Rama. Ndaj opozita dhe PD propozojnë si domosdoshmëri largimin e Ramës, për pastrimin e kupolës qeveritare nga krimi.
Largimi i Edi Ramës është politike, e kemi kërkuar dhe do ta kërkojmë me forcë”. , – ka bërë të ditur Basha.
Bobo me ca meret ky e me ca duam ne te meret ky qe eshte kryetar opozite. Po ca thua o bashe se kemi pritshmeri te tjera nga ty.
Pasi vrau sokol olldashin dhe azem hajdarin tani sala ka nxjer kte dordolecin qe te bej opoziten me fjalet e sales. Kte nuk ka shqiptar qe nuk e kupton.
kta kan filluar te shikojn endrra me sy hapur e me teori konspirative.
Ore ku e ka bere shkollen ky Basha? Ne Holland? Po paska bere goxha shkolle gomari.
Pse nuk iken ne holland fare ky se realisht vetem deme i ka sjell shqiperi, imagjino te aspiroj per KM ky , na mori lumi.
Shiti detin, vrau ne 21 janar, vrau sokol olldashin fjeti gjum ne bashki e na u zgjua tani bukuroshja e fjetur per te bere opozit. Nga dramat qe kan ndodhur ne partin e tij i duken drama gjithandej.
-Historine e rruges se kombit e di e gjithe shqiperia. Madje shume mire e di drejtesia e kapur nga ty qe koh me pare por pse jo dhe tani te te fuste ne burg.
Te kesh vrar edhe ne publik, dhe akoma te rrish nje figur politike, madje kryetar vetem turp qe ske ti dhe si rrjedhor do thuash cte te mbaj barku
I ngjan saliut ky qe di vetem te mashtroi. Ia ka marr vesin plakushit
Ky basha nuk eshte ne terezi fare. Sheh endra naten dhe i shpreh diten. Nurni nje per te shpifur
Tani i takon prokurorise te mari masa mos te behet pal me te inkriminuarit