EKONOMI

Provim certifikimi për mjekët që s’kanë përmbushur detyrimet. Shpallen datat sipas specialiteteve

09:42 - 30.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Voltiza DURO

 

Brenda ditës së sotme, të gjithë mjekët që nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikimit 2010-2014, sipas specialiteteve përkatëse, duhet të paraqiten pranë QKEV për t’u regjistruar në provim. Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, e cila ka shpallur datat e provimit të certifikimit, bazuar në fushat përkatëse. “Regjistrimet për provim bëhen pranë QKEV-së deri më datë 30 nëntor 2017, duke paraqitur dokumentet: fotokopje të kartës së identitetit; fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit.”-citon QKEV. Ditën e testimit, pjesëmarrësit duhet të jenë të pajisur me mjetin e identifikimit, të kenë faturën e pagesës për provimin e certifikimit dhe të paraqiten të paktën 30 minuta para provimit. “Më datat 7,8,12,13,14 dhjetor 2017, ora 9:00 në Fakultetin e Mjekësisë zhvillohet provimi i certifikimit për mjekët, të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikimit 2010-2014,sipas specialiteteve përkatëse.”-thuhet në njoftim. Respektivisht, më datën 7 dhjetor do të zhvillohet provimi në degët Anestezi Reanimacion, Endokrinologji, Hematologji, Biokimi, Sëmundje infektive, Urologji, dhe Obstetrike Gjinekologji. Një ditë më pas do të kryhet testimi në specialitetet Mjekësi familje, Kirurgji, Onkologji, Ortopedi, ORL, Nefrologji, e Neurologji. Ndërsa më 12 dhjetor të gjithë të specializuarit në fushat Neurokirurgji, Okulistike, Gastrihepatologji, Alergologji, Pediatri, Imazheri, dhe Psikiatri do i nënshtrohen testimit. Më tej, një ditë më pas do të zhvillohet provimi në specialitetet Reumatologji, Kardiologji, Pneumologji, Mikrobiologji, Anatomi patologjike dhe Mjekësi ligjore, Shëndet publik, e Urgjenca mjekësore. Dita e fundit e testimit për mjekët, do të jetë 14 dhjetori i këtij viti në degët Imunologji, Dermatologji, Toksikologji, Hipertoni dhe mjekësi interne.
Vlerësimi i provimit
Provimi i certifikimit kryhet për të vlerësuar nivelin e njohurive dhe kompetencave të profesionistëve që nuk janë angazhuar plotësisht në edukimin e tyre në vazhdim gjatë një cikli certifikimi për të garantuar përputhjen me kërkesat bashkëkohore të praktikës profesionale. Ky testim do të cilësohet i kryer me sukses nëse profesionisti ka marrë të paktën 50% të pikëve maksimale. Shpallja e rezultateve do të bëhet sipas numrit të lejes së ushtrimit të profesionit dhe jo të emrit të profesionistit. Ndërkaq, profesionisti pjesëmarrës në provim ka të drejtë të përsërisë provimin e certifikimit në një kohë të dytë, jo më shumë se 5 herë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.