KULTURË

Apostolopoulou: Një biografi e panjohur për Skënderbeun në greqisht

13:45 - 04.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një biografi e panjohur në greqisht që daton në mes të shekullit të 18-të. Ishte studiuesja greke Machi Paizi Apostolopoulou që foli në Tiranë për këtë vepër në Konferencën Albanologjike kushtuar heroit. Shënon që në fillim të fjalës së saj se edhe pse janë shkruar për të disa biografi, biografia e tij e parë në greqisht shfaqet vonë, pavarësisht faktit që ka pasur teori në lidhje me origjinën e tij greke dhe bëmave të Skënderbeut kundër ushtrisë osmane që natyrisht qenë një thirrje edhe për vetë grekët.
Apostolopoulou tha se biografia e tij më e hershme e shkruar në greqisht u botua në 1812 në Moskë. “Kjo nuk ishte një vepër origjinale, por një përkthim i një teksti nga jezuit RP Duponcet, Histoire de Scanderbeg, Roy d’Albanie, që u botua në Paris më 1709. Kjo vepër u përkthye në greqisht, por përkthyesi nuk zgjodhi ta shënonte emrin e tij”, tha studiuesja, duke informuar kështu se nuk ka të dhëna mbi atë që e ka përkthyer. Vërejti se studiues të ndryshëm ia kanë atribuar këtë përkthim dy emrave: Ioannis Bailas ose Konstantinos Tzechanis. “Kam pasur rastin të zbuloj një biografi deri tani të panjohur të Skënderbeut në greqisht, në një dorëshkrim të mesit të shekullit të 18-të, mes dyzet teksteve të tjera mbi historisë osmane. Teksti është shkruar nga krijuesi dhe pronari i dorëshkrimeve, Nikolaos Karatzas i Konstandinopolitit, një studiues, bibliofil dhe shkrues dorëshkrimesh, që ka jetuar në vitet 1705-1787. Dorëshkrimi tani ruhet në Bibliotekën e Universitetit të Janinës, që i është dhuruar nga metropoliti i Korytsa- Eulogios Kourilas. Teksti i biografisë është shkruar në 140 faqe dhe ka titullin “Mbi arritjet e denja dhe të lavdishme të Gjergjit të Krujës, në greqisht Kastriotis, të njohur si Skënderbeu, mjeshtër dhe sundimtar i Shqipërisë dhe Epirit”.




Machi Paizi Apostolopoulou, tha se vlen të përmendet që teksti grek nuk është një përkthim fjalë për fjalë, por një adaptim krijues, me emra interesantë të rajonit, të dhënë në greqisht. Në fjalën e saj, ajo prezantoi tekstin e zbuluar, shpjegoi hipotezat e saj për kohën kur u bë përkthimi dhe komentoi disa pjesë interesante të tekstit që na mundësojnë të afrohemi me një datë të saktë të përkthimit grek. Së fundi, ajo propozoi disa sugjerime lidhur me emrin e përkthyesit dhe rrethanat historike që mund të kenë çuar te përkthimi.

Gjatë konferencës së mbajtur në Tiranë, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, studiuesja greke Machi Paizi Apostolopoulou tha se as emri i autorit, as ai i përkthyesit, as data e shkrimit apo e përkthimit nuk përmenden në askund.

“Bazuar te krahasimi me biografitë e tjera të njohura deri atëherë, kam arritur në përfundimin se greku anonim që e përktheu veprën e Demetrius Francus, “Komentar i çështjeve të Turqisë dhe të Gjegj Skënderbeu, princ i Epirit. Me jetën e tij dhe me fitoret…” është publikuar së pari, në Venecia më 1540”, thotë ajo. Shton se gjithsesi, të dhëna të tjera e kanë çuar në përfundimin se përkthyesi grek ka përdorur botimin e veprës se Giovanni Bonardo në vitin 1584, i cili përfshinte disa ndërhyrje në botimin origjinal dhe me titullin variant: “Gli illustri e gloriosi gesti et vittoriose imprese fatte contra Turchi, dal Sign. D. Giorgio Castriotto” (Gjeste të shquara dhe të lavdishme dhe ndërmarrjet fitimtare të bëra kundër Turqve, nga Sign.D. Giorgio Castriotto).

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.