Pas largimit nga Komisioni i Sigurisë, deputeti socialist Pjerin Ndreu ka deklaruar se maxhoranca nuk e braktisi mbledhjen, por u detyrua të largohej për shkak të sjelljes së ashpër dhe arrogante të deputetit demokrat Flamur Noka.
“Shkak për largimin e socialistëve, – tha Ndreu – është bërë sjellja arrogante e deputetit të PD, Flamur Noka, i cili i mori mikrofonin Ermonela Felajt, duke i kërkuar asaj të pushojë.
“Nuk e braktisëm sallën, por u detyruam nga arroganca e Nokës. Ndërkohë që fjalën e kishte një deputet Noka ndërhyri”, – tha Pjerin Ndreu. /Report Tv
Shfaq Komentet (0)