Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për vrasjen e ndodhur paraditen e kësaj të diele në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”.
Sipas policisë, 32-vjeçari Angjelin Shkabmi është gjetur në makinë pa shenja jete.
Nga hetimet paraprake policia thotë se i riu është qëlluar me tre plumba pistolete brenda makinës tip “Benz” me targa AA 275 BF .
Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Shfaq Komentet (0)