Ekonomi

10 këshilla për të ngadalësuar procesin e plakjes

10:00 - 18.12.17 Gazeta Shqiptare

Nëse jeni rreth të tridhjetave, është koha e duhur për ju që të merrni masat e nevojshme për të parandaluar procesin e plakjes. Më poshtë po japim 10-të këshilla të vlefshme për të pasur një lëkurë sa më të re e për të ngadalësuar plakjen.



Mos pini duhan
Pirja e duhanit dëmton të gjithë organizmin. Në lëkurë pirja e duhanit shkakton probleme me kolagjenin dhe ngushton enët e gjakut, që mbartin oksigjen dhe lëndë ushqyese. Ky ves i keq, në shumicën e rasteve shkakton rrudha të hershme të lëkurës. Me kalimin e kohës thonjtë dhe gishtat me të cilat pini duhan marrin ngjyrë të verdhë. Lënia e duhanit mund të jetë diçka ë vështirë, por ia vlen.

Shmangni përdorimin e alkoolit
Përdorimi i tepruar i alkoolit dehidraton lëkurën dhe zgjeron enët e gjakut. Nëse konsumoni shumë alkool, mund të degradojë deri te çrregullimi i lëkurës, që manifestohet me skuqje dhe puçrra të vogla.

Shmangni dietat ekstreme dhe kërkoni ndihmë për çrregullimet në ushqim
Çrregullimet në ushqim, siç është anoreksia apo bulimia, i japin stres dhe e dëmtojnë të gjithë trupin, përfshirë këtu lëkurën, flokët dhe thonjtë. Këto janë çrregullime serioze, madje kërcënuese për jetën, prandaj kërkoni menjëherë ndihmë profesionale. Shumë femra në të njëzetat dhe të tridhjetat kalojnë nëpër periudha të dietave ekstreme, pa pstur çrregullim të të ushqyerit. Por fitimi dhe humbja e peshës në mënyrë të përsëritur mund të shkaktojë varjen e lëkurës.

Përdorni retinoid apo retinol
Retinoidet janë ilaçe të fytyrës të rekomanduara nga mjeku, siç është Retin-A, Renova apo Tazorac, që e ndihmojnë lëkurën që të duket sa më e re. Retinolet janë një formë më e lehtë e ilaçeve që jepen edhe pa recetë nga mjeku.

Konsideroni përdorimin e antioksidantëve dhe peptideve
Për femrat në të njëzetat, gjëja themelore për kujdesin e lëkurës është larja me një pastrues të butë. Gjithashtu, preferohet përdorimi i serumeve që përmbajnë peptide dhe antioksidantë, siç janë resveratroli, çaji i gjelbër dhe vitamina A, C dhe E.

Përdorni trajtime për lëkurën e dëmtuar
Nëse keni dëmtime të lëkurës nga dielli apo janë shfaqur puçrrat në fytyrë, trajtimi mund t’ju ndihmojë. Gjithashtu nëse keni puçrra, mos i ngacmoni ato, pasi shenjat që mbesin mund të duken si rrudha të tmerrshme.

Përdorni kremin kundër diellit çdo ditë
Në mot me shi apo diell, për çdo sezon të vitit, përdorimi i kremrave apo locioneve të tilla duhet të jetë në pjesë e rutinës suaj ditore. Aplikoni kremin kundër diellit. Shumica e njerëzve nuk e vënë atë në sasi të mjaftueshme, prandaj riaplikojeni çdo një deri në tri orë.

Shmangni ekspozimin ndaj rrezeve
Ekspozimi ndaj rrezeve për një kohë të gjatë është një ndër gabimet më të mëdha ndaj lëkurës që bëjnë femrat. Dëmtimi i lëkurës me rrezatime ultravioletë e bën atë të duket edhe më keq. Gjithashtu, ky ekspozim i tepruar në diell mund të shkaktojë njolla të lëkurës dhe dëmtim të kolagjenit.

Përdorni syze
Syzet do të mbrojnë sytë tuaj nga dielli e gjithashtu edhe pjesën delikate të lëkurës përreth syve. Madje, ju do të evitoni mundësinë për të krijuar më shumë rrudha nga lëvizja e syve gjatë gjithë kohës.

Përdorni kapele mbrojtëse nga dielli
Përdorni kapele së bashku me kremin kundër diellit. Kapelet me mbrojtëse përpara janë zgjedhje shumë e mirë. Nëse duhet të qëndroni jashtë gjatë gjithë ditës, atëherë, ndoshta duhet të blini rroba që ju mbrojnë nga dielli. Ato duken po njësoj me rrobat e zakonshme dhe janë shumë të rehatshme, por gjithashtu përdorimi i tyre është një lëvizje e mirë kundër plakjes.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.