LIFE STYLE

Arsyet pse duhet të hani çdo ditë çokollatë

14:57 - 30.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Largon trishtimin– Kakaoja nga e cila përbëhet çokollata përmban një sasi të konsiderueshme magnezi dhe për pasojë stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë. Mjafton një copë çokollatë në ditë për të larguar trishtimin.




Lufton diabetin dhe kolesterolin– Çokollata e zezë cilësohet si ilaç për të luftuar kolestrerolin dhe diabetin. Gjithçka pasi përmban një lloj acidi i cili rregullon qarkullimin e gjakut dhe flavonoide të cilat favorizojnë reagimin e qelizave ndaj insulinës.

Na bën të ndihemi më energjik- Çokollata është e pasur me potas, substancë e cila jep energji si fizike edhe mendore. Kësisoj stimulon aktivitetin e trurit dhe atë të muskujve.

I bën mirë zemrës- Ngrënia e një cope çokollatë çdo ditë i bën mirë zemrës, pasi flavonoidet reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Natyrisht duhet të jetë çokollatë e zezë.

Është afrodiziake– Çokollata cilësohet si një ushqim afrodiziak, e cila është në gjendje që të rizgjojë pasionin në çift. Arsyeja? Përmban feniletilaminë, një substancë e cila aktivizon dëshirën seksuale.

Stimulon ndjesinë e ngopjes- Kakaoja përmban një sërë fibrash dhe për pasojë cilësohet si produkt shumë i rëndësishëm për të na ndjerë të ndihemi të ngopur. Një kuadrat çokollatë e zezë është ideale, për ata që kanë dëshirë për ëmbëlsirë.

Është antioksidante– Çokollata duke qenë e pasur me flavonoide është edhe antioksidante. Përveçse i bën mirë shëndetit, garanton mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit.

Redukton kollën– Çokollata ndihmon për reduktimin e kollës, ndonëse nuk arrin që ta kurojë plotësisht. Teobromina që gjendet te çokollata vepron në nervin që shkakton krizat e kollës.

I bën mirë shikimit- Në sajë të konsumit të çokollatës, garantohen efekte shumë të dobishme për qarkullimin e gjakut që shkon nga truri drejt syve. Me pak fjalë është produkti ideal për të mos përkeqësuar shikimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.