POLITIKË

Basha bën premtimin para demokratëve për vitin 2018: Besimin te vota e lirë dua ta ngre në një nivel të panjohur

20:47 - 30.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonëse për shumëkënd këto ditë janë atmosferë festash, duket se Kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk kërkon të humbasë kohë, pasi në janar opozita ka njoftuar valë protestash në të gjithë vendin.




Dhe me qëllimin për të thirrur sa më shumë qytetarë në protesta, kreu i demokratëve ka nisur turin e takimieve me banorët e zonave të ndryshme të vendit.

Këtë të shtunë, Basha ka postuar një foto nga takimi me qytetarët dhe madje bën edhe një premtim për vitin e ardhshëm.

Në postimin e tij Basha shkruan se në vitin e ardhshëm dhe në vijim të gjitha vendimet do të merren nga anëtarët e Partisë Demokratike.

“Besimin tek vota e lirë dua ta ngre në një nivel të panjohur deri më sot në Shqipëri: demokraci e brendshme dhe parimi një anëtar një votë në të gjithë vendimarrjet e rëndësishme të PD” shkruan Basha

Kreu i PD në fakt, në vitin që po lëmë pas, është ndeshur me shumë kritika si për drejtimin e partisë, ashtu edhe për marrëveshjen e 18 Majit me Edi Ramën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.