Kryesore

“Pse nuk më ke pyetur, se kë dua unë më shumë” Vajza e Ilir Metës merr në pyetje Live babain saj President

21:46 - 30.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka qenë këtë të premte në studion e Ermal Mamaqit një ditë larg vigjiljes së Vitit të Ri, por është suprizuar shumë pasi është intervistuar për herë të parë nga ajo që Ermali e ka konsideruar si Presidentja e ardhshme e Shqipërisë.




Presidenti është intervitutuar nga vajza e tij Era Meta, një moment që ka sjellë shumë buzëqeshje dhe momente pikante

Era Meta: Unë them që ta fillojmë nga fillimi,… si kam lindur unë?!

Ilir Meta: Nuk ta ka treguar mami akoma?! Unë kam qëlluar të jem në Gjermani atë ditë, kështu që pyet mamin…

Era: Nuk po të pyes kë pëlqen më shumë, por kë preferon më shumë ti si tip?

Meta: Pse më provokon… apo do të dëgjosh që ti je mbi të gjithë

Era: Pse nuk bëhen gratë Presidentë e pse nuk bëhen burrat zonja të para?!

Meta: Mund edhe të bëhen, por shpresoj të mos më qëllojë mua…

Era: Do doja të bëheshe si ti apo si mami?

Meta: Unë mendoj që ti të bëhesh Era gjithmonë…..

Era: Pse nuk më ke pyetur, se kë dua unë më shumë, ty apo mamin?

Meta: Sepse unë nuk mërzitem nëse do mamin më shumë…

Era: Apo ke frikë?! (Plasin të qeshurat)

Meta: Jo nuk kam frikë nga dashuria jote për mamin…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.