Kryesore

Meta e Kryemadhi nisin vitin 2018, zbulohen detaje nga festa e një nate më parë

18:50 - 01.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zbuluar disa detaje nga darka e ndërrimit të viteve në familjen presidenciale.
Ajo dhe presidenti Ilir Meta e kanë pritur 2018-ën në shtëpinë e tyre, së bashku me fëmijët, dy vajzat dhe djalin.




Pasi kanë shtruar tryezën dhe kanë pritur orën të trokasë 00:00, fëmijët kanë dalë të festojnë me miqtë e tyre, ndërsa çifti Mona dhe Ilir Meta, kanë festuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Një detaj interesant që zonja Kryemadhi zbulon, është ndihma që i kanë dhënë vajzat për shtrimin e darkës dhe larjen e enëvë.

“E mbajtën fjalën”, shkruan Kryemadhi në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë edhe një foto me bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta, teksa janë duke pirë kafen e parë për vitin 2018.

“Kafja e parë e 2018 me qetësi dhe dashuri. Bora dhe Era e mbajtën fjalën, e shtruan tavolinën dhe i lanë të gjitha enët. Normal që pas orës 12 gëzuan me shoqërinë e tyre, ndërsa ne të dy në shoqërinë e njëri-tjetrit. Gëzuar edhe të gjithëve ju me familjet tuaja!”,  shkruan Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.