Kryesore

Policia e Shtetit reagon pas deklaratës së Bashës: Nuk hezitojmë të ushtrojmë forcën e ligjit

13:00 - 02.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha që dënonte ndalimin në kufi nga policia të disa prej protestuesve, ka reaguar zyrtarisht edhe Policia e Shtetit.




Në njoftimin e saj sqarohet se disa prej mbështetësve të Partisë Demokratike që morën pjesë në protestën e 18 Dhjetorit përpara Parlamentit, ishin shpallur në kërkim për kundërshtim të forcave policore.

Në momentin që janë shfaqur në pikat e kalimit kufitare, kanë rezultuar si persona në kërkim dhe për këtë arsye janë shoqëruar në komisariat. Pas veprimeve proceduriale, janë lënë të lirë ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Policia e Shtetit thekson se kushdo ka të drejtën të protestojë, por nuk do të hezitojë të zbatojë ligjin kur shkelet.

Reagimi i Policisë së Shtetit:

Lidhur me deklarimet e përfaqësuesve të disa subjekteve politike, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim policor ditët e fundit, Policia e Shtetit sqaron se:

Mbi bazën e referimit në Prokurorinë e Tiranës të datës 19.12.2017, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë të planizuar në shërbim në sigurimin e protestës së opozitës zhvilluar në datë 18 dhjetor, përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë janë shpallur në kërkim një numër personash për “Kundërshtim të punonjësve të Policisë së Rendit Publik”, parashikuar nga neni 236/22, i Kodit Penal.

Mbi këtë bazë, sistemi TIMS në Pikat Kufitare dhe çdo patrulle policie që bie në kontakt me këta shtetas, ka detyrimin t’i ndalojë ata dhe të njoftojë OPGJ që ndjek çështjen.

Kjo ka ndodhur edhe ditët e fundit, kur janë evidentuar, ndaluar, ku u është marrë deklaratë dhe janë lënë të lirë, disa persona të shpallur në kërkim policor.

Hetimet ndaj tyre vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Policia e Shtetit garanton të drejten e protestes, por nuk do të hezitojë në asnjë rast të ushtrojë forcën e ligjin ndaj kujtdo që e shkel atë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.