Kryesore

Mogherini jep deklaratën e parë për këtë vit: 2018, vendimtar për integrimin e Ballkanit

10:42 - 03.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas Komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn, edhe shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, e cilëson vitin 2018, si vendimtar për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE.




Duke bërë një analizë të gjatë të vitit që lamë pas, Mogherini thekson se busulla e vendeve të rajonit për në BE janë pikërisht reformat e nisura të cilat duhet të gjejnë zbatim edhe më konkret në vitin e ri.

“Nuk ishte një vit i lehtë për Ballkanin. Unë vizitova gjashtë kryeqytetet e vendeve të rajonit në disa nga momentet më të vështira, në disa raste, në kohë krize të thellë politike. Sot, në sajë të vendimeve të guximshme dhe një bashkëpunimi të shkëlqyer, këto kriza janë adresuar dhe pjesa më e madhe e tyre janë zgjidhur. Rruga e reformave ka rifilluar (edhe pse ka ende nevojë për shumë përpjekje) dhe kjo është busulla që tregon rrugën e integrimit evropian. 2018 do të jetë një vit vendimtar për të forcuar dhe për ta bërë këtë rrugë të pakthyeshme. Sepse ky do të ishte një rezultat i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën, “shkruan Mogherini në blogun e tij.

Bullgaria, Rumania, Sllovenia dhe Kroacia janë vendet e vetme në rajon që deri më tani janë anëtare të Bashkimit Evropian. Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Serbia kanë ndërmarrë hapa për të filluar negociatat e pranimit.

Kujtojmë se BE është partneri më i madh tregtar i vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke akumuluar mbi 76% të tregtisë totale në rajon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.